• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOSHNJA U GJEND E VDEKUR/ Mjeku: Çdo vit ndodhin 16-18 raste. Studentet dhe vajzat e rretheve braktisin…
Home
Sociale

FOSHNJA U GJEND E VDEKUR/ Mjeku: Çdo vit ndodhin 16-18 raste. Studentet dhe vajzat e rretheve braktisin…

4 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ditë pas braktisjes së një foshnjë të pajetë në Paskuqan, ende nuk dihet identiteti i prindërve të saj. Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë të zezë në rrugën ‘Azem Galica’.

Por edhe pse ka një ulje të numrit të braktisjeve të foshnjes nga viti në vit, sërish ky fenomen mbetet shqetëuese në vendin tonë. Sipas mjekëve rreth 18 fëmijë në vit braktisen në djepin e engjëjve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Ky fenomen mund të jetë paralel me nivelin kulturor të një popullsie, ne kemi shifra nga viti në vit që bie. Për dy vitet e fundit jemi 16-18 fëmijë në vit. Numri është 8 për sivjet, prej tyre një pjesë e veçantë fëmijësh kanë anomali, në 3-4 të tillë, një është i tillë”, thotë mjeku obstetër Maksim Gjoni.

Sipas punonjësve socialë, kategoria që braktis të sapolindurit në 80% të rasteve janë studente si dhe vajza nga rrethinat e vendit.

“Kryesisht ky targetgrup vjen nga rrethet, rrethinat e vogla dhe fshtara. Ka shumë raste vitet e fundit që vijnë studente, që familjet e tyre nuk kanë ndjeni për lidhjet e tyre. Në 80 përqind të rasteve janë studente që preken nga ky fenomen. Zakonisht është një lidhje që kanë pasur, fejesë por që ndërpritet dhe ato e shohin si pengesë rritjen e fëmijës pa baba”, shprehet Artemisa Pulaj, punonjëse e shërbimit social në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet e lindjeve nga të miturat.

“Janë shtresat në nevojë, pamundësi ekonomike, pa arsim. Afërsisht ka edhe të mitura të moshës 16-17, nga fshatrat, rrethet”.

Shumica e foshnjeve të braktisura, sipas mjekëve birësohen nga çiftet e reja. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret, numri i lindjeve po ulet dhe ai i vdekjeve po rritet, bluzat e bardha rekomandojnë të ketë më shumë mbështetje për familjet e reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS NË TOKIO/ Tufani Jebi "godet" Japoninë, fenomeni më i fuqishëm i 25 viteve të fundit
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04.09.2018/ Çfarë ndodh sot: Nga takimi Merkel-Juncker deri te...

g.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT