Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga ana e Kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos, ka ngjallur reagime të shumta, të cilat janë ndarë në pro e kundër, siç edhe pritej. Një debat nga protagonistë të medias, politikës dhe sferës publike në përgjithësi.
Alpenews.al ka përzgjedhur disa prej tyre dhe ua sjellim në mënyrë të përmbledhur:
KUNDËR:
At Nikolla Marku, priftit të kishës “Shën Maria” në Elbasan, i njohur si kundërshtari më i afishuar brenda kishës i Kryepeshkopit Janullatos, e quan një turp veprimin e Presidentit Meta.
“Është përdhosur historia e shqiptarëve, martire e kishës ortodokse shqiptare janë shumë të shqetësuar. Kush po e rrëmben Shqipërinë? Grekët luftojnë që kishën ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren. Ne duam që të shkojë drejtësia në vend, duam që kishën ortodokse shqiptare ta drejtojë veprimtarinë e asaj ta shqiptaret më gjak dhe me gjuhe shqiptare”.
Spartak Ngjela në një shkrim gjatë e me tone të ashpra, e ka cilësuar dhenien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Janullatos; është një veprim anti-historik.
Një peshkop nuk i bën dot më asgjë gjuhës shqipe, le t’i japë sa të dojë meshat në greqisht; por pyetja është: kur je dhe ke qenë kundër gjuhës shqipe dhe,kundër Fan Nolit, lëvruesit më të madh të gjuhës shqipe – përse të duhet shtetësia shqiptare?
Blendi Fevziu, edhe pse e përshendet pozitivisht marrjen e pasaportës, thotë se Janullatos jo gjithmonë iu ka shërbyer shqiptarëve.
Ka qenë një moment ku kryetari i PDIU-së i kërkoi të gjitha besimeve fetare në Shqipëri të bënin një lutje për shqiptarët çamë midis tyre edhe ortodoks.
Besoj se kjo ishte legjitime.
Priftërinjtë në luftë shkojnë tek ushtari armik.
Me sa di unë Janullatos nuk ktheu një përgjigje dhe ky ka qenë një nga gjestet e pafalshëm.
PRO:
Mitropoliti i Korçës, hirësia e tij Joan Pelushi ka pershendetur dhenien e nenshtetesise shqiptare per kryepeshkopin Janullatos.
“Është nje lajm shumë i mirë për komunitetin tonë. Kryesuesi i kishës ortodokse prej 26 vitesh ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe ne e vlerësojmë këtë moment. Dhënia e nënshtetësisë edhe pse me vonesë dhe pas shume vite pritje është diçka e rëndësishme ndaj mirenjohje për këtë gjë”.
Analisti Artan Hoxha u shpreh se Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv:
“Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh.
Mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje. Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta.”
Edhe Monika Kryemadhi mbështeti marrjen e nënshtetësisë shqiptare së Kryepeshkopit kur tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë.
“Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur disa politikanë shqiptare”, tha Kryemadhi.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi gjithashtu uroi Janullatosin për marrjen e nënshtetësisë:

Po ashtu në komente në Facebook-un e presidentit Meta ka pasur reagime të shumta, ku një prej tyre ka qenë dhe aktori i njohur Robert Ndrenika. Në komentin e tij aktori shkruan: Më në fund!!! Po bindem që jemi Evropian… Faleminderit Z. President…Ky lajm i nderon të gjithë shqiptarët!!!Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjithashtu ka mbėshtetur vendimin e presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetėsisė shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.Balla e quajti si diçka shumë të mirë edhe pse tė vonuar: “Harmonia fetare e pagjendur në asnjë vend tjetër në botë pėrveç në Shqipėri ka bërë që edhe ne myslimanët ta festojmë me po të njëjtën ndjenjë këtë festë. Familjet tona janë të përbëra edhe nga të krishterë dhe nga myslimanë, por ky është shembulli dhe pasaporta më e mirë e shqiptarëve në botë. “Është diçka shumė e mirë edhe pse e vonuar”,- shprehet Taulant Balla.Përgatiti: AlpeNews.al



