• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORUMI BOTËROR I ARSIMIT/ Shahini nga Londra: Nxënësit shqiptarë nuk e tolerojnë bullizmin
Home
Sociale

FORUMI BOTËROR I ARSIMIT/ Shahini nga Londra: Nxënësit shqiptarë nuk e tolerojnë bullizmin

22 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Londër u organizua “Forumi Botëror i Arsimit” (Education Ëorld Forum), i cili mblodhi ministrat e arsimit nga e gjithë bota dhe partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë për të shkëmbyer ndërmjet tyre përvojat më të mira. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini e cila prezantoi reformat arsimore të Shqipërisë. Në sesionin plenar me temë “Si duhet të mbajmë vizionin, t’i përgjigjemi rrethanave ndryshuese dhe të zbatojmë planet gjatë kohës që transformojnë arsimin?”. Ministrja Shahini prezantoi rezultatet e arritura nga Shqipëria në kuadër të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2018”.

“Jemi shumë të lumtur teksa shohim që Shqipëria ka bërë progres në matematikë. Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por shpejtësia e përmirësimit që vendi ka bërë nga njëri sesion i PISA në tjetrin, po dëshmon qartazi se jemi në rrugën e duhur. Indeksi shumë i ulët për bullizmin – rreth 90% e nxënësve nuk e tolerojnë atë; ndjenja shumë e lartë e përkatësisë ndaj shkollës në krahasim me vendet e tjera të rajonit; si dhe performanca e lartë në rang ndërkombëtar e nxënësve me nivel të ulët socio-ekonomik, janë të tjerë tregues të rëndësishëm”.

“Ndryshimi i kurrikulës në vitin 2014-të në një kurrikul të bazuar në kompetencë dhe përshtatja e mësuesve me këtë ndryshim; punësimi i mësuesve në sistemin publik arsimor nëpërmjet meritokracisë; ulja brenda një kohe të shkurtër e numrit të nxënësve nëpër klasa kolektive nga 33 mijë në 22 mijë; rritja vit pas viti e numrit të mësuesve ndihmës duke sjellë si rrjedhojë edhe rritjen e numrit të fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin arsimor; shpërndarja e librave falas për nxënësit e klasave 1-5, si dhe për nxënësit e klasave 6-12 që vijnë nga kategoritë e veçanta etj” janë prej disa projekteve të renditura nga ajo teksa nuk la pa vlerësuar edhe një tjetër projekt të lançuar së fundmi, atë të “Parlamentit të Nxënësve”.

“Ky është një projekt që me të vërtetë e pëlqej. Parlamenti i Nxënësve përbëhet nga 2 dhoma dhe përfshin respektivisht nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme. Ky entitet shërben tashmë si një organ këshillimor ndaj meje. Pra, jo vetëm njihemi me idetë, projektet dhe programet që nxënësit duan të shohin në shkollat e tyre, por parlamenti shërben si një mundësi e mirë gjithashtu për të testuar projektet e programet që MASR zbaton”, përfundoi fjalën e saj Ministrja Shahini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NIS MËNGJESIN ME PARKUN E KARAVASTASË/ Rama: Ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimeve energjitike
Previous article "DO HETOHESH PËR 21 JANARIN"/ Ngjela i kthehet Klodiana Lalës: Je gazetare apo klloune?

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT