Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike tashmë ka hyrë në një tjetër fazë, atë të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit të figurës dhe integritetit.
Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit. Kandidatët duhet gjithashtu të deklarojnë edhe pasuritë në emër të bashkëshortëve, bashkëjetueseve dhe fëmijëve të tyre madhorë.
E pikerisht këtu nis edhe “kleçka”, shkruan AlpeNews.al
Mësohet se janë përjashtuar nga deklarimi i pasurisë dhe nga plotësimi i gjithë formularit për figurën dhe integritetin të gjithë personat që gjatë 10 viteve të fundit kanë qenë deputetë apo kryetar bashkie, si përfaqësues të Partisë Demokratike.
Ky vendim nuk ka kaluar në heshtje, pasi kane qene kritikët e Lulzim Bashës dikur edhe anëtar të Këshillit të PD, Kulluri dhe Bushati që e kanë ironizuar procesin dhe formularët.
Endlira Bushati ka “thumbuar” edhe kandidatët e listave të 2017, që sipas saj me “një të rënë të lapsit” të Bashës u kthyen në ikona blu.




