• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORMULA E RE/ Ja kriteret per maturantët që synojnë Universitetin e Mjekësisë  (FOTO)
Home
Sociale

FORMULA E RE/ Ja kriteret per maturantët që synojnë Universitetin e Mjekësisë (FOTO)

11 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Maturantët që aspirojnë një vend në Universitetin e Mjekësisë, do kenë më shumë mundësi përzgjedhjeje degësh, ndërsa do të duhet të mësojnë shumë për provimet e maturës, pasi do të kenë më shumë peshë se vitin e kaluar.

Këto janë dy risitë e formulës së re të përllogaritjes së pikëve në një prej universiteteve më të reja publike, njëherësh ndër më të preferuarit, Mjekësia. Senati Akademik ka marrë vendimin ditë më parë, për pranimet e reja në vitin e ardhshëm akademik, 2019-2020. Fituesit do të përcaktohen në bazë të rezultateve të përgjithshme në gjimnaz, ato në katër provimet e maturës dhe në tri lëndët formuese për një mjek të ardhshëm.

Këto të fundit do të vijojnë të kenë 30% të peshës së pikëve totale, ndërsa ndryshe nga një vit më parë, ku 70%-shi ndahej proporcionalisht midis dy treguesve të mësipërm, sivjet vlera më e madhe 40% i është dhënë notës mesatare të provimeve të Maturës Shtetërore dhe 10% notës mesatare të gjimnazit.

Risi janë dy degë që do të hapen këtë vit: Higjienist dhe Teknikë Dentare, të cilat si fillim do të pranohen me notën mesatare më të ulët të mundshme që ka njohur ky universitet, 7. Sakaq, në dhjetë profilet e tjera të studimit nuk ka ndryshuar asgjë. Kusht për aplikimin në tri degët e shumëkërkuara: Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji është nota mesatare e gjimnazit, e barabartë ose më e madhe se 8.5, në Shëndet publik 8 dhe 7.5 në gjashtë degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ose Infermierisë.

Përpos kritereve, Senati ka miratuar dhe numrin e studentëve që do të pranojë. Bëhet fjalë për 1,142 të rinj për programet e ciklit të parë dhe ato të integruara 5-vjeçare, të cilat ndahen në 1,040 vetëm për studentët brenda vendit, 88 nga trojet dhe pjesa tjetër midis personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe ballkano-egjiptianëve.

Gara në universitete sapo ka nisur. Ka përfunduar plotësimi i Formularit A1 dhe maturantët kanë dy muaj kohë për t’u përgatitur për sezonin e provimeve me detyrim e me zgjedhje përgjatë qershorit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Zinedine Zidane trajner i ri i Real Madridit (FOTO)
Previous article PARA QENDRËS STËRVITORE/ Solari dhe biondja enigmatike tërbojnë Spanjën (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT