• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FORMULA E RE E TAKSAVE TË NDËRTESAVE/ Ja sa do të paguajmë nga 1 janari i vitit 2019
Home
Ekonomi
Portret

FORMULA E RE E TAKSAVE TË NDËRTESAVE/ Ja sa do të paguajmë nga 1 janari i vitit 2019

28 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Me një Urdhër të pëbashkët të ministrit të Financave e Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe asaj të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është hedhur një hap tjetër përpara në drejtim të realizimit të taksimit të diferencuar të ndërtesave, me një formulë të re që shmang taksën unike, siç është aplikuar deri tani.

Urdhëri i datës 10 shtator 2018 “Për shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara dhe tjetërsimin e tyre” detyron Hipotekat dhe Agjencinë e Legalizimeve që të raportojnë me hollësi, jo vetëm për të gjitha ndërtesat e regjistruara më parë, apo që janë regjistruar gjatë procesit të legalizimeve, por edhe për vlerat e deklaruara të tyre gjatë shitblerjeve. Kjo ka vlerë për regjistrimin e të gjitha ndërtesave nga ana e Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së pasurisë (Kadastra Fiskale), por sidomos për llogaritjen e vlerës së ndërtesave, në bazë të së cilës përcaktohet edhe taksa që do të paguhet.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 273, datë 16.5.2018, “Për krijimin e regjistrit qendror të bazës së të dhënave për llogaritjen e taksës vendore të pasurisë së paluajtshme “ndërtesë” (kadastra fiskale)”, ministrat urdhërojnë që, në kuadër të krijimit të regjistrit të bazës së të dhënave për llogaritjen e taksës vendore të pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, të realizojnë shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara, pasuritë e paluajtshme të legalizuara dhe në proces legalizimi ose jo, si dhe informacionin e plotë mbi tjetërsimin e tyre.

Raportimi
E rëndësishme është masa që merret duke detyruar Hipotekën që të vendosë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë dhe të mundësojë marrjen e vazhdueshme të tyre brenda çdo tremujori të dhënat identifikuese të pasurisë (zona kadastrale, numri i pasurisë, adresa, volumi, faqja etj.), përshkrimin e pasurisë (sipërfaqja e ndërtuar, lloji i pasurisë etj.), pronësinë (emri/at i/e pronarëve). Por theksi vendoset në mënyrë më specifike tek vlera e transaksionit dhe datën e kryerjes së tij në rastin e shitblerjes së pasurisë.

Pra, shteti dëshiron të dijë vlerën e shtëpisë në momentin kur ajo ka dalë për herë të fundit në shitje.

Ndërkohë, nga Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale nuk kërkohet vlera e ndërtesës, por vetëm të dhënat që disponon mbi pasuritë e paluajtshme “ndërtesë”.

Nga ana e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë garanton marrjen e të dhënave dhe përdorimin e tyre vetëm për qëllime të taksës së pasurisë dhe për asnjë qëllim tjetër.

Referencat
Në përgatitje që nga 1 janari i vitit të ardhshëm formula e re e taksës së ndërtesave të hyjë përfundimisht në fuqi, qeveria kërkon të dhëna, të cilat është shumë e vështirë të marrë në rrugë të tjera për çdo banesë në të gjithë territorin e vendit, duke u përqendruar në çmimin që është deklaruar në shit-blerjen e tyre. Në këtë rast, duket qartë se do të përdoren çmimet referencë të ndërtesave, të cilat i ka përcaktuar Këshilli i Ministrave për qytetet e ndryshme të vendit, si dhe për zonat e kryeqytetit, pasi të gjitha janë të ndërgjegjshëm që, pavarësisht nga vlera reale e një transaksioni, në noteri dhe në Hipotekë deklarohet çmimi referencë, që është minimali, për të shmangur sa më shumë tatim fitimin e shitësit (15% e fitimit). Kjo do të thotë që do të përdoren kryesisht çmimet zyrtare për të përcaktuar edhe llogaritjen e taksës për objekte të ndryshme.

Formula   
Në Paketën Fiskale 2018 është përfshirë ndryshimi i formulës së taksimit të ndërtesave, që më parë dallonte vetëm ato të ndërtuara para 1993-shit, ku u krye privatizimi masiv i banesave shtetërore, me ato të ndërtuara pas atij viti. Ligji parashikonte hyrjen në fuqi të pagesës së taksës së re nga 1 prilli, por kjo nuk u bë e mundur pikërisht pasi kërkohej një punë shumë voluminoze për të llogaritur vlerën reale të çdo shtëpie e kjo bëri që realizimi të shtyhej për vitin e ardhshëm. Me sa duket, referencat, që përdoren gjatë taksimit të transaksioneve të shtëpive, do të përdoren tani edhe për llogaritjen e taksës në fjalë dhe kjo lehtëson shumë procedurën.

Familjet do të paguajnë një shumë prej 0.05% të vlerës së njohur të shtëpisë, ku sërish vlerat e banesave të para 1993-shit do të merren me zbritje 30%. Kurse për bizneset kjo taksë është sa 0.20% e vlerës së objektit që përdorin për qëllime tregtare. Vlera e taksës do të faturohet në faturën e energjisë elektrike e kështu do të jetë titull ekzekutiv.

Kjo do të thotë psh që një shtëpi në Tiranë që njihet nga shteti me vlerë 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit, ose 4.1 euro në muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LLOTARIA AMERIKANE/ Si të plotësoni aplikimin për vitin 2019 (DETAJET E PLOTA)
Previous article MARRËVESHJA PËR SHPENZIMET/ Qeveria e Italisë gati buxhetin "kundër varfërisë"

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT