• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORMIMI I QEVERISË SË RE/ Netanjahu mandatohet të formojë qeverinë e re
Home
Nderkombetare

FORMIMI I QEVERISË SË RE/ Netanjahu mandatohet të formojë qeverinë e re

26 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.

Zyra e Presidentit Reuven Rivlin e bëri njoftimin të mërkurën pas takimit me zotin Netanjahu dhe kundërshtarin e tij kryesor Benny Gantz.

Në Izrael presidenti gëzon të drejtën të zgjedhë kandidatin që ai beson se ka mundësinë më të mirë për të formuar një qeveri koalicioni në kushtet kur as partia e zotit Netanyahu dhe as ajo e zotit Gantz nuk morrën mbështetjen e duhur për të formuar qeverinë.

Zoti Rivlin ndërmjetësoi dy takime këtë javë me shpresën për arritjen e një marrëveshje mes partisë konservatore Likud të Netanjahut dhe partisë së qendrës së zotit Gatz Aleanca Bardhë e Blu.

Bisedimet u mbyllën për shkak të mosmarrëveshjeve se kush do ta drejtojë qeverinë e mundshme të unitetit.

Zoti Gantz ka thënë se ai nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga zoti Netanjahu për shkak të problemeve të tij ligjore.

Kryeministri Netanjahu po kërkon me dëshpërim të mbetet kryeministër në mesin e një hetimi ndaj tij për korrupsion. Prokurori i Përgjithshëm i vendit ka rekomanduar ngritjen e akuzëve për mashtrim, ryshfet e shkelje të besimit ndaj Netanjahut, akuza që rrjedhin nga një numër skandalesh.

Zoti Netanyahu, i cili mohon çdo shkelje pritet të paraqitet përpara Prokurorit të Përgjithshëm javën e ardhshme, pas së cilës pritet një vendim lidhur me akuzat.

Sipas rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve aleanca Bardhë e Blu ka fituan 33 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh, një më shumë sesa partia Likud e cila fitoi 32 vende. Edhe me mbështetjen e aleatëve të tjerë, të dy partitë kanë më pak se shumica e kërkuar prej 61 vendesh për të formuar qeverinë.

Ligji izraelit i jep presidentit mundësinë e parë për t’u përpjekur për të formuar qeverinë duke i vendosur për këtë një afat prej gjashtë javësh. Nëse ai dështon, presidenti mund të caktojë një kandidat tjetër. Në rast të një tjetër dështimi, një shumice parlamentare i jepet mundësia të emërojë një person të tretë si kryeministër. Nësë edhe kjo tentativë dështon Izraeli mund të shkojë në zgjedhjet e treta të përgjithshme brenda më pak se një viti./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRNI ÇADRAT ME VETE! Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Previous article KOSOVA Ë SHTË E PA LËKUNDUR/ Haradinaj takon Palmerin: Rikthim në dialog pa kushte dhe me kornizë të qartë

k.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT