Shqipëria do të luaj në Antalia takimin miqësor ndaj Turqisë për të treguar realisht forcën. Luhet ndaj një rivali të fortë në letër. Në përballjet direkt me turqit, kuqezinjtë kanë arritur të marrin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Është ndeshja e parë në epokën “Panuçi”, duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësisë së punës së De Biazit.
Turqi – Shqipëri ora 18:30
Turqia: Babaçan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.
Trajner: M. Luçesku
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.
Trajner: K. Panuçi
Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)