• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FORCË GODITËSE ME TOLERANCË ZERO”/ Gledis Nano porosi Policisë së Elbasanit: Të zbardhen ngjarjet kriminale, të arrestohen autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

“FORCË GODITËSE ME TOLERANCË ZERO”/ Gledis Nano porosi Policisë së Elbasanit: Të zbardhen ngjarjet kriminale, të arrestohen autorët

19 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, dhe është ndalur në perceptimin që është krijuar në komunitet, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Në lidhje me këtë perceptim, Drejtori i Përgjithshëm Nano ka garantuar qytetarët se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, krijimin e një ambienti sa më të sigurt, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe të personave në kërkim.

Po në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar angazhim akoma më shumë nga strukturat e Policisë, si dhe ka kërkuar nga qytetarët, besim dhe mbështetje për të ndihmuar shërbimet e Policisë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndryshimin e këtij perceptimi që është krijuar kohë më parë në këtë rajon.

Më pas, gjatë zhvillimit të analizës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar strukturave vendore, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar strukturave vendore që të grumbullojnë informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët, për vendndodhjen e personave në kërkim dhe me ndihmën e Forcave Operacionale në PSH, të realizohet kapja e tyre.

Nano ka siguruar strukturat se do të kenë në dispozicion ekspertët më të mirë të hetimit të krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës dhe me Prokurorinë e Rrethit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Drejtor Nano u ndal dhe te gjenerata e re e Policisë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të strukturave policore që punonjësit e rinj që kanë filluar punë të mos lihen me shërbim nëpër Komisariate dhe Drejtori, por brezi i ri të aderohet dhe të planëzohet me shërbime në terren, me qëllim rritjen e performancës së Policisë, pasi brezi i ri është i mirëpritur, krijon një impakt shumë pozitiv dhe rrit besimin te qytetarët për një Polici më profesionale dhe më të aftë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK GJATË SKIJIMIT/ Humb jetën në moshën 37-vjeçare aktori i njohur francez, imazhi i Channel
Previous article PËRPLASJA BASHA-BERISHA/ Shehi: Aleatët e PD janë të ndarë. Mund të bëhet një komision që…

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT