Forcat ukrainase kanë pohuar se kanë rimarrë qytete pranë Kievit të pushtuara më parë nga forcat ruse, ku ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë mizori.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zbulimi i javës së kaluar i trupave të shpërndara në rrugë në Bucha shkaktoi protesta globale dhe akuza për gjenocid. Ndërkohë presidenti ukrainas, Zelensky ka thënë se në qytetin e Borodyanka, situata ishte “më e tmerrshme” sesa në Bucha.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por qindra njerëz dyshohet se janë vrarë nga sulmet, ku deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 26 trupa të pajetë.