• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Forcat elitë të policisë së Kosovës zhvendosen në veri
Home
Rajon

Forcat elitë të policisë së Kosovës zhvendosen në veri

5 August, 2018 F.autor Rajon

Njësitë elitë të Policisë së Kosovës u zhvendosen mëngjesin e kësaj të diele në një bazë ushtarake në fshatin Frashër të Mitrovicës, pas tensioneve në veri të Kosovës. Furgonë të policisë së Kosovës e makina të blinduara udhëtuan drejt veriut.

Prej ditës së shtunë, në liqenin e Gazovidës, pranë kufirit Kosovë – Serbi është vënë re edhe prania e forcave ushtarake të KFOR, me makina të shumta dhe ushtarë të armatosur rëndë. Zbarkimi i ushtrisë amerikane në veri, u komentua si një sinjal paralajmërimi për trazira dhe tentativë të KFOR për të kontrolluar kufirin, por NATO përmes një njoftimi sqaroi se bëhet fjalë thjesht për një stërvitje të paralajmëruar.

Lëvizje pati edhe nga pala serbe. Zërat se serbët në Mitrovicë do të shpallnin autonominë e veriut të Kosovës, pas skadimit të afatit për hartimin e statutit të Asocacionit të komunave serbe, detyruan presidentin serb Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë, që vendosi rritjen e gatishmërisë ushtarake.

Të njëjtin vendim e mori edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ndër të tjera tha se asnjë cënim territori apo veprim i njëanshëm nuk do të tolerohet.

Zhvendosjet e njësive speciale apo forcave të KFOR në kufirin me Kosovës dhe Serbisë kanë rritur tensionet në veri. Megjithatë policia e Kosovës e ka cilësuar një fryrje mediatike të gjithë situatën, duke njoftuar se operacionet e njësive policore ishin të planifikuara më herët. Në një reagim për Kosovapress, një deputet serb i Parlamentit të Kosovës i ka quajtur sajesa të gjitha lajmet për tension në Mitrovicë, duke bërë thirrje për qetësi pasi njerëzi po frikësohen më kot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI BINJAKE/ Luana Vjollcën dhe Adelina Berishën vështirë t’i dallosh nga njëra-tjetra... (FOTO)
Previous article MASTURBIMI NDIKON PËR MIRË/ Ja disa nga përfitimet nga rritje të hormonit të lumturisë tek...

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT