• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Forca e shtetit në vitin ‘36, ja si i mbronte kryeministri Mehdi Frashëri të drejtat shqiptarëve në Greqi
Home
Dossier

Forca e shtetit në vitin ‘36, ja si i mbronte kryeministri Mehdi Frashëri të drejtat shqiptarëve në Greqi

6 September, 2018 k.autor Dossier

Mehdi Frasheri: Qeverija greke, për t’i gjetun nji shkak përti marrë mallin e sajë, vendimin e mandatarëve nuk asht tue e marrë parasyshë, kështu Zonja në fjalë, me gjithë fëmijët e vegjël të sajë, ndodhet në mizerje nëpër sokaket…

Në fillim të viteve ’30-të  shteti shqiptar kishte në fokus të vëmendjes së tij edhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi, të cilët në valën e shkëmbimeve të popullsisë me Turqinë, shpesh përziheshin nga pronat e tyre me prendimin se ishin muslimanë turq.

Në arkivat shqiptare gjenden qindra ankesa nga shqiptarë të Greqisë që qahen për këtë arsye dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e tyre. Një prej këtyre rasteve ishte i një zonje që jetonte në Janinë.

Për fatin e saj interesohej vetë kryeminsitri Mehdi Frashëri, i cili i shkruante Ministrisë së Jashtme të ndërhynte në rrugë diplomatike për t’i njohur asaj të drejtën që të qëndrojë në pronat e saj.

Mehdi Frashëri e quan padrejtësi flagrante atë cfarë i kishte ndodhur zonjës Vehibe, dhe kërkon të bëhen “demarshët e duhuna pranë qeverisë greke.”

Dokumentacioni që ruhet në dosjen I-1548, të Fondit të Këshillit të Ministrave, i vitit 1936, dëshmon se çështja e zonjës Vehibe ishte trajtuar edhe në instancat e larta të Oborrit Mbretëror dhe se komunikimi zyrtar për zgjidhjen e problemit të saj kishte vijuar deri në tetor të atij viti.

Dokumentacioni nuk zbulon se çfarë ndodhi më tej me fatin e kësaj zonje shqiptare që i mohoheshin të drejtat në Greqi, por dëshmon qartë angazhimin e shtetit shqiptar për të shqyrtuar çdo rast në mbrojtje të të drjetat e të gjithë shqiptarëve që përndiqeshin e dhunoheshin në vendet ku jetonin. Sot diçka e tillë është gati e paimagjinueshme.

Dokumenti i plotë:

20.3.1936

Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tiranë

Siç do të merret vesh nga aktet e bashkangjituna, Zonja Vehibe, e shoqja e Z. Hajati, i biri  Ahmet Hulusi, dhe e bija e z. Hajri Paçanda, qi banon aktualisht në Janinë, për shkak se asht provue origjina e sajë shqiptare, ishte përjashtue nga shkëmbimi i detyrueshëm i pakicave turko-myslimane të Greqisë dhe kjo gja merret vesht nga dosari i pakicave të shkëmbyeshme nr.4/31/315/474 të seksionit për mbrojtjen e pakicave në Lidhjen e Kombeve.

Me gjithë kët, Qeverija greke, për t’i gjetun nji shkak për ti marrë mallin e sajë, vendimin e mandatarëve nuk asht tue e marrë parasyshë, kështu Zonja në fjalë, me gjithë fëmijët e vegjël të sajë, ndodhet në mizerje nëpër sokaket.

Prandaj lutem që ti hiqni vërejtjen Ministrit Fuqiplotë të Greqisë këtu për reparimin e kësaj padrejtësije, dhe ti jepni instruksjonet e duhuna ministrit fuqiplotë të mbretnisë shqiptare n’Athinë, z.Xhafer Vilës, për të bamë demarshet e duhuna pranë Qeverisë greke mbi këtë padrejtësi flagrante.

Përfundiumi të na njoftohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fitojnë rekordin "Guiness"/ Njihuni me çiftin e martuar prej 80 vitesh (FOTO)
Previous article DËNOHET GRUAJA/ U kap me kokainë brenda takave të larta

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT