• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCA E LIGJIT”/ Zv/ministri i Brendshëm: Së shpejti do të goditen grupe të tjera kriminale
Home
Intervista

“FORCA E LIGJIT”/ Zv/ministri i Brendshëm: Së shpejti do të goditen grupe të tjera kriminale

6 October, 2018 F.autor Intervista, Politikë

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur mbi ngjarjen e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur gjatë një përplasje me armë zjarri brenda në lokalin “Monopol”.

Në fjalën e tij, Llamallari u shpreh se hetimet janë pjesë e punës policore dhe se hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sa i përket punës së policisë, zëvëndësministri u shpreh se brenda 11 muajsh janë prekur 9 grupe kriminale por të tjera do të jenë në listë.

“Brenda 11 muajsh një numër i madh operacionesh janë realizuar. Janë prekur 9 grupe kriminale. Të tjera grupe janë në listë. Do të ketë goditje të tjera.”

INTERVISTA E PLOTË:

Më datë 4-5 tetor u zhvillua Ministeriali. Është aktivitet shumë i rëndësishëm. U fol për çëshje të rëndësishmë të sigurisë, migracionit të paligjshëm, për drograt dhe terrorizmin. Ministeriali bëri bashkë ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë. U nënshkruan tre marrëveshjë, dy nga to ishin të parat në rajon. Do të vijën shumë përfitime, do të rriten kapacitetet.

Çfarë përfitimesh vijnë nga Frontex?

Kjo është hera e parë që BË nënshkruan me një vend joanëtar. Ekipet e Frontex do të vijnë në pikat e kufijve për të trajnuar mbi flukset migratore të rritura. Për BE ka rëndësi shumë të madhe për kufijtë e sigurt.

Emigracioni i paligjshëm, sa të rrezikuar jemi?

Ka qënë fenomen shqetësues. Kanë njohur rënie mbi 50%. Duam që ta ulim më tepër këtë fluks. Por kjo ka të bëjë edhe me mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vlefshme edhe për vendet e tjera të rajonit.

Sa i përket krimit në Bllok, cilat janë të rejat?

Hetimet janë pjesë e punës policore. I takon atyre dhe policisë. Ne duam të marrin strategjitë e duhura. Ne kemi parë që brenda 11 muajsh një numër i madh operacionesh janë realizuar. Janë prekur 9 grupe kriminale. Të tjera grupe janë në listë. Do të ketë goditje të tjera. Do të vazhdojnë hetimet ndaj ngjarjes që ka ndodhur në tiranë.

Sa i përket ngjarjes në Bllok, policia është  përqëndruar në gjetjen e autorëve. Ngjarje të tilla janë të ndjeshme dhe jo të lehta. Por që të jemi të vërtetë ngjarje të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Në ngjarje të tilla reagimi i policisë ka qënë i menjëherëshëm dhe i befasishëm. Ka pasur më shumë siguri. Policia e Shtetit ndjek me shumë kujdes ngjarje të tilla.

Po grupet kriminale në Tiranë?

Janë në fokus të policisë së shtetit. Ka grupe kriminale në shumë qytete të tjera. Por është çështje kohe që të goditen.

A është larg arrestimi i autorëve?

Policia po ndërmerr përgjegjesitë e nevojshmë për kapjen e tyre. Opozita nuk e kupton që policia është e shtetit. Është shumë e rëndësishme që qytetarët ta ndihmojë, të raportojnë.

Në vende të ndryshme të Europës, kërkohet ndihma e qytetarëve, pse jo në Shqipëri?

Në fakt nuk mund të them që nuk vjen një ndihmë e tillë. Unë personalisht shoh që kam një numër në rritje të denoncimit të qytetarëve. Është shumë i rëndësishëm që besimi i tyre të jetë sa i fortë dhe i pandikuar nga sulmi i ditës. Për çdo ngjarje që shqiptarët disponojnë dhe që mendojnë që ka interes janë të lutur që ta kryejnë këtë detyrim moral dhe ligjor.

Sa e rëndon kjo ngjarje performacën e policisë?

Nuk vlerësohet me një ngjarje të izoluar. Do të ishte e padrejtë që t’i vërsulemi policisë. Vitin e shkuar u shënuar numri më i ulët i vrasjeve në 28 vjet. Nuk e mohon dot askush që është rritur eficensa e policisë së shtetit.

Ky fundvit do të ketë një bilanc më të mirë se vitin e kaluar?

Besoj. Trendi është i qartë dhe i kuptueshëm. Gjithmonë në rënie.

A e shikoni të nevojshme ashpërsimin e kodit penal për armëmbajtje pa leje?

Ngjarje të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Të mos jemi emocional. Është shumë e rëndësishme se si në kompleks të reagohet ndaj fenomeneve të tilla. Qytetarët sot besojnë më shumë tek Policia e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IKE TE SELIA QË PAGOI PËR TY"/ Balla THUMBON Bashën: Ke një javë që je larguar nga Shqipëria në Edinburg...
Previous article Skandal dhe dhunë në Fushë-Krujë, drejtori i Korabit: Sulme dhe presione arbitrave, i goditën me…

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT