Ambasadori në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, ka treguar ditën e sotme për një nga dështimet më të mëdha të qeverisë, policisë dhe prokurorisë shqiptare.
Lu tha se mosarrestimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i Prokurorisë dhe Policisë, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vullnet për ta arrestuar.
Lu tha:
DEA bashkëpunoi me policinë greke për të arestuar disa prej anëtarëve të bandës së Klement Balilit. Ai është një bos i fuqishëm i drogës me lidhje politike. Qeveria, policia dhe prokurorët nuk kanë pasur vullnetin ta arrestojnë. I bëj thirrje Ramës, Xhafës, policisë e prokurorëve të vazhdojnë luftën kundër kriminelëve dhe trafikantëve të drogës, pa pushim. Askush nuk është mbi ligjin. Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen.


