• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FONDI PËR ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIK/ Alibeaj: Rama të kthejë shpërblimin e plotë dhe të drejtë
Home
Shqipëri

FONDI PËR ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIK/ Alibeaj: Rama të kthejë shpërblimin e plotë dhe të drejtë

8 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

“Edi Rama godet sërish ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij.”

Ky ishte denoncimi i ri i Partisë Demokratike nëpërmjet ish-ministrit Enkelejt Alibeaj.

Alibeaj tha se për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti I partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

“Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.

Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë.

Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk mund të justifikohet për mungesë fondesh sepse Qeveria jep PPP pa fund dhe tenderime korruptive ndaj klienteles se saj të oligarkëve.

Ligji dhe justifikimi për mungesën e parave është një shuplakë e radhës për cdo të përndjekur teksa Rama shpenzon për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi i të përndjekurve politikë.

Vetem 2 agjenci qeveritare – AKU dhe AKT, kanë shpenzuar 188 milionë lekë nga buxheti i shtetit vetëm për 2 limuzina luksoze. Gjatë vitit 2018-të, qeveria Rama ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për qeveritarët. Ndërkohë që prej vitit 2014 vlera e shpenzimeve të luksit kap shifrën marramendëse të 61.2 milionë eurove. Pa folur këtu për shpenzimet e udhëtimeve me charter “të sponsorizuara” nga klientela oligarkike.

Ndërkohë që Qeveria e Rilindjes e ka harruar shpërblimin e të përndjekurve politike pasi shpenzimet për ta janë në nivele minimale: në 7 muaj të vitit 2018 janë paguar vetëm 2.2 milionë dollarë ose rreth 5 herë më pak nga planifikimi 7 mujor. Kjo vlerë është pothuajse 6 herë më e ulët se sa pagesat faktike të kryera në janar-korrik 2017.

Heqja e dëmshpërblimit është një tregues i radhës, se ata që qeverisin sot janë bijtë biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës së djeshme. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrëfarë ndjese për krimet e kryera.

Prej kohësh është e qartë se Rama i përbuz të përndjekurit politikë dhe se nuk ka asnjë plan për rivendosjen e dinjitetit të tyre dhe për ri-integrimin e tyre.

Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi nje shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa nje institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha politik i Partise Demokratike,  që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reperi i njohur shqiptar lë muzikën për aktrimin? Njihuni me PROJEKTIN e tij më të ri (FOTO)
Previous article MILANI NIS FESTËN/ Kuqezinjtë shumë PRANË kampionit të botës me Spanjën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT