• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FONDI IM KA DHËNË MË SHUMË PARA PËR VAKSINA QË…”/ Gates: Kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi
Home
Nderkombetare

“FONDI IM KA DHËNË MË SHUMË PARA PËR VAKSINA QË…”/ Gates: Kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi

25 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

“New York Times”, ka analizuar publikimet në Facebook dhe konstatoi se ka rreth 16 mijë postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates, themeluesit të Microsoft.

Në një intervistë me gazetarin e CNN, Anderson Cooper, i cili pranoi edhe vetë se ishte subjekt i disa teorive konspirative, Gates u përpoq t’i jepte një shpjegim.

“Zakonisht ata përdorin informacionin zyrtar. Fondacioni im ka dhënë më shumë para për vaksina që shpëtojnë jetë se çdo grup tjetër, ndërsa ata thonë që ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina, duke shpikur gjëra. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me vaksinat, por ata përmbysin lidhjen”, tha Gates.

Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

“Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen”.

Gates le të kuptohet se epoka e rrjeteve sociale e ka budallepsur njerëzimin dhe për probleme si pandemia shkojnë drejt shpjegimeve të thjeshta.

“Kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes. Gjithçka është e lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi amerikan, i cili prej vitesh ka hapur edhe një fondacion për të ndihmuar të varfrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK IU BINDËN URDHËRIT PËR NDALIMIN E MUZIKËS/ Policia gjobit me nga 10 milion lek secili 4 pronarët e bareve në Tiranë
Previous article U KAPËN NË DHOMËN E PUSHIMIT ME 16 DOZA DROGE/ Arrestohen dy të rinjë në Dhërmi...

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT