• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Fondi 94 milionë euro/ Ministri i Bujqësisë shpjegon si do të ndahet
Home
Ekonomi

Fondi 94 milionë euro/ Ministri i Bujqësisë shpjegon si do të ndahet

29 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, sqaroi deputetët socialistë se si do të ndahet fondi prej 94 milionë eurosh për bujqësinë, e dhënë nga Komisioni Europian dhe qeveria shqiptare.

Në një takim të posaçëm sektorial, me fokus mbështetja e fermerëve për të qenë përfitues të skemave bujqësore, Peleshi deklaroi sot se fermerët mbështeten nga fondi më i madh në këto 27 vite me 94 mln euro.

“Dua të përsëris lajmin e mirë nga KE për miratimin e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur, 71 mln euro, 23 mln euro nga qeveria shqiptare, pra 94 milionë euro për bujqësinë. Kjo është një mundësi dhe një sfidë e madhe për ne. Çdo fermer mund të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar një formular me të dhëna. Do i drejtohen agropikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve, që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë” u shpreh Peleshi.

Ai komentoi edhe protestën e opozitës, duke e cilësuar kauzën të vjetër. “Jam gati për diskutim dhe ballafaqim me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, qoftë dhe në selitë e tyre. Por, për fat të keq, opozita ka një axhendë të vjetruar” tha ai.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, akuzoi aleatin e djeshëm, LSI, që ka drejtuar Autoritetin e Kontrollit Ushqimor. “Qeveria ka filluar një reformë të thellë në të gjitha institucionet, që lidhen me prodhimin bujqësor dhe kontrollin e ushqimit. AKU, pavarësisht se ne kemi drejtuar qeverinë shqiptare në katër vitet e shkuara, është një histori që duhet harruar nëse duam të arrijmë standartet e vendeve europiane ku ne kërkojmë të integrohemi”, tha kryetari i Grupit Parlamentar Balla.

Më tej, Peleshi shpjegoi se skema kombëtare e mbështetjes financiare është 20 milionë euro dhe i fokusuar në 15 produkte kryesore si bimët mjekësore, domatja, kastraveci, molla, bostani, ulliri, vreshtaria, speci, lajthia, arra, gështenja, lakra, lulelakra. Ndërkohë, ai ka vijuar më tej me ndarjen e fondeve që do të shpenzohen në secilin drejtim. Sipas tij, prioritet do t’i jepet mbjelljes së pemëve të reja, drurëve frutorë, serave diellore ku do të investohen rreth 7 milionë dollarë.

Sa i takon investimeve në grumbullim dhe përpunim, Peleshi tha se në këtë drejtim janë parashikuar rreth 7.3 milionë dollarë, ndërsa 3.2 milionë dollarë do të shkojnë për agroturizmin. Programi IPARD II nis zbatimin në pranverë të këtij viti dhe do të shtrihet deri në vitin 2023. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, ky program do të financojë grand 65% të investimit, në krijimin e fermave të reja ose zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të fermave ekzistuese të akuakulturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë e pret BE-në nga SHBA? Trump akuzon dhe bën paralajmërimin e fortë
Previous article Aplikacioni i stërvitjes zbulon bazat ushtarake. Të dhënat janë kaq të detajuara saqë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT