• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FONDET E BE PËR TURIZMIN RURAL/ Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë…
Home
Politikë

FONDET E BE PËR TURIZMIN RURAL/ Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë…

24 January, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Mullet, Tiranë në kuadër të çeljes së thirrjes për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Kreu i qeverisë vuri theksin tek zhvillimi i agro-turizmit në vendin tonë si dhe në turizmin rural, ku tha se do të vijë një ditë ku për nga rëndësia dhe të ardhurat ekonomike do të jetë i barabartë me turizmin bregdetar.

‘Agroturizmi është përgjigja duke e parë rrugën e zhvillimit nga e kundërta. Pikërisht pse jeton në një pozicion të tillë ku, për disa arsye objektive e ka të pamundur që të përfshihesh në rrugën e zhvillimit të bujqësisë intensive ke avantazhe. Ke avantazhin që të jep natyra, distanca edhe ajo që ti ofron duke bërë që në vend që të shkosh ti tek tregu të vijë tregu tek ty. Eksperiencat e krijuara në këtë fushë që tani janë të konsiderueshme në raport me nga u nisën flasin vetëm për favorin që agro-turzimi u jep atyre që angazhohen me to. Është e lehtë që të gjitha premisat të mund të verifikohen duke i parë nga afër të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur. Investimi në agro-turizëm kërkon një bazë, kjo është arsyeja pse financon BE. Sot shembujt e suksesin në agro turizëm flasin për një fakt të pakundërshtueshëm.

Aplikoni për mbështetje, sepse mbështetja është gjithnjë e më e madhe në aspektin financiar, pasi janë të pakrahasueshme me të shkuarën e deri djeshme. U themi atyre që dalin dhe bllokojnë rrugën të adaptohen. Nuk mund të mbijetosh sot duke qëndruar vetëm në ngastrën tënde. Të gjithë ata që angazhohen në sipërmarrje, kanë mundësinë të ndërtojnë një sipërmarrje të suksesshme. Ne kemi ende shumë për të bërë, për të garantuar maksimumin e cilësisë së imputeve bujqësore, të farave të fidanëve, të gjithë atyre elementëve që janë baza. Kemi shumë për të bërë që të garantojmë një rritje të rrugëve të informimit. Të rriten kapacitetet duke stimuluar dijen dhe njohëm nga afër të rasteve të suksesit dhe duke stimuluar inovacionin dhe futjen e teknologjive të reja në këtë fushë. Do vijë një ditë kur turizmi rural do jetë i barasvlefshëm me turizmin bregdetar.’- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI FORCË E PARË"/ LSI bëhet gati për zgjedhjet e 6 marsit: Kemi nisur punën
Previous article VRASJA E BLEDAR MUÇËS SHQETËSON BELGËT/ Lidhen urgjent me policinë shqiptare për...

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT