• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FONDACIONI ITALIAN MBJELL PEMË NË PARKUN EUROPA/ Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
Home
Politikë

FONDACIONI ITALIAN MBJELL PEMË NË PARKUN EUROPA/ Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

16 April, 2024 s.autor Politikë

4 rrënjë ullinj autoktonë nga komuna italiane e Termolit, në provincën e Molises, iu dhuruan kryeqytetit shqiptar nga përfaqësuesit e Fondacionit “Lions Club-Campobasso”, si një mesazh paqeje dhe përbashkimi. Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretizimi i kësaj nisme është një dëshmi e lidhjeve të forta dhe raportit të veçantë me Italinë, si dhe shprehje e miqësisë dhe vlerave njerëzore, që sipas kryebashkiakut Veliaj, do të mbeten përgjithmonë.

“Kjo është një ndihmë konkrete dhe jam i lumtur që, në sheshin Skënderbej, në sheshin e heroit tonë të madh, në sheshin që na lidh me shqiptarët e Italisë, mbjellim këta ullinj, që do të jenë këtu përgjithmonë. Ne ndoshta nuk do të jemi në këto funksione, ndoshta do të bëjmë punë të tjera, por ulliri, rrënjët, miqësia, dashuria me njëri tjetrin do të mbetet përgjithmonë”, theksoi Veliaj.

Për Veliajn, kjo iniciativë, përveç impaktit mjedisor, ka në fokus përçimin e vlerave përbashkuese të paqes dhe prosperitetit, të cilat komuniteti arbëresh i ka ruajtur dhe trashëguar brez pa brezi.

“Jam vërtet shumë i lumtur që pema e ullirit që shoqëroi shqiptarët dhe arbëreshët, kur u larguan nga Shqipëria, sot po kthehet mbrapsht. Në mënyrë simbolike, ullinjtë janë mesazhi i paqes, si ata ullinjtë që shoqëruan të gjithë komunitetin tonë arbëresh kur shkuan në Itali. Ju falenderoj shumë që keni mbajtur gjuhën, ju falenderoj shumë që keni mbajtur traditën dhe ju falenderoj shumë që sot kemi një ndihmë konkrete”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi faktin se falë bashkëpunimit dhe punës së ndershme, njerëzit mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme e të ecin përpara.

Vjet në Tiranë kemi pasur 1 milionë italianë vizitorë; me shpresë, siç po duket edhe nga grupi juaj i madh, këtë vit do të kemi edhe më shumë italianë, shqiptarë të Italisë, italianë të Shqipërisë, edhe ajo që është shumë interesante është që deri para pak vitesh, vektori ishte më shumë shqiptarë shkonin në Itali. Sot është ndryshe, më shumë italianë vijnë në Shqipëri dhe do të thotë që qytetet ndryshojnë, shtetet ndryshojnë, kombet ndryshojnë, historia ndryshon, varet çfarë bëjnë njerëzit. Në qoftë se njerëzit duan bashkëpunime, duan të jetojnë duke punuar me ndershmëri duke ecur përpara, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HORROR NË ELBASAN/ Dy burra përdhunojnë 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara
Previous article PARALAJMËIMI i fortë i presidentit Raisi: Një veprim i vogël kundër interesave të Iranit, do të ketë përgjigje të ashpër

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT