• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FOND PREJ 15 MILIONË LEKË”/ Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike: Investim që rrit …
Home
Sociale

“FOND PREJ 15 MILIONË LEKË”/ Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike: Investim që rrit …

25 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja Ogerta Manastirliu inspektoi Klinikën Stomatologjike Universitare, ku është investuar një fond prej 15 milionë lekë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për modernizimin e shërbimit stomatologjik publik.

“E premtuam dhe në një kohë shumë të shkurtër arritëm të kryejmë një investim të munguar prej vitesh, që rrit cilësinë e shërbimit në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ofron shërbim falas për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve me ndihmë ekonomike, pra kategoritë në nevojë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maximal. Gjithashtu për herë të parë pas shumë vitesh ofrohet shërbimi i punimeve estetike të porcelanit. Si dhe është investuar për modernizimin e shërbimit të Radiologjisë me grafi dixhitale, prodhim i vitit 2017, fjala e fundit e teknologjisë, që kontrollon auomatikisht sasinë e rrezeve për pacientin. Me investimet e kryera, për herë të parë në këtë klinikë ofrohet Panoramexi dixhital i teknologjisë së lartë me kontroll automatik dhe kompjuterik të imazhit.

Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim i shërben edhe studentëve të Stomatologjisë, të cilët kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore. “Në kuadër të paktit për universitetin, kemi nisur ridimensionimin e partneritetit dhe ndërveprimin më të ngushtë me Universitetin e Mjekësisë, në mënyrë që të garantojmë sa më shumë cilësi në procesin e mësimdhënies dhe këto investime patjetër i shërbejnë edhe përmirësimit të kushteve për kryerjen e praktikave klinike sipas standardeve”, tha Manastirliu.

Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve. Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilaktike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët.

Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në viit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka paditur ditën e sotme në gjykatën administrative vendimin e Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e tarifave të shërbimit dentar, me argumentin e tejkalimit të kompetencave që i njeh ligji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Zhbllokohet sfida, Partizani kalon në avantazh ndaj Skënderbeut (VIDEO)
Previous article REAL MADRIDI KA PROBLEME ME SHËNIMIN E GOLAVE? Zgjidhja vjen nga...

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT