• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOLTORJA” ONLINE/ Vangjeli: Po t’i jepnin vizë, Berisha do shkonte me not në SHBA
Home
Politikë

“FOLTORJA” ONLINE/ Vangjeli: Po t’i jepnin vizë, Berisha do shkonte me not në SHBA

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi se ish-kryeministri Sali Berisha do kishte ëndërruar ta bënte në kushte të tjera “Foltoren” e një dite më parë, ku u mblodh virtualisht me mbështetësit e tij në SHBA.

Vangjeli u shpreh se nëse do të lejohej të shkonte matanë oqeanit do kishte tentuar të shkonte edhe me not. Ai theksoi se mbështetësit që u panë në Foltore nuk janë individë që në kushte të tjera do kishin votuar për Berishën, por një pjesë e tyre janë të lodhur nga opozita e gjatë e Bashës.

“Zoti Berisha bëri me foltoren e tij të radhës, atë që do donte ta bënte ndryshe. Nëse do ta lejonin të shkonte edhe me not. Nuk mundej. Mund të pluskonte në Dhërmi për orë të tëra por nuk mund të shkonte dot andej.

Në këtë lloj revanshi të Berishës, përkrahësit e tij nuk janë njerëz që do votonin për Berishën por ajo masë demokratësh të frustruar nga opozitarizmi i tejzgjatur i Lulzim Bashës. Po t’i jepnin vizë do e kalonte Atlantikun me not. E para është e dukshme, revanshi i zotit Berisha që nuk tregon forcën e tij por dobësinë e palës tjetër. Tregon mosmiratim për zotin Basha”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, Berisha po krijon një valë anti-amerikane në Shqipëri duke bvërë bashkë individë që dëshmojnë një segment të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare.

“Problemi i dytë është se çështja e zotit Berisha ka krijuar një valë anti-amerikanizmi në rritje në Shqipëri. Lloj lloj njerëzish anarkistë, sovranistë të rigjetur, njerëz të parealizuar në të gjitha rrethanat.

Një gamë personazhësh që për herë të parë në këto 30 vjet po dëshmojnë një segment të rrezikshëm të shoqërisë shqiptare. Berisha sa më shumë tenton të shkojë drejt Amerikës, aq më shumë po shkon drejt lindjes. Korrupsioni i bën politikanët vulnerabël dhe do ishin të gatshëm të ndryshonin edhe orientimin gjeo-strategjik të vendit. Sot ne jemi duke u operuar në pikën më kritike të ekzistencës tonë”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMISIONI I EKONOMISE/ Denar Biba propozohet për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës, opozita kundër kandidaturës
Previous article NISIN PROTESTAT MASIVE NË BRUKSEL/ Qytetarët në këmbë kundër masave anti-Covid, plas dhuna me policinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT