• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOLTORJA”/ Gjekmarkaj: Berisha u lëndua nga vendimi i Bashës. Nxitur nga interesa personale, thotë të vërteta për PD
Home
Politikë

“FOLTORJA”/ Gjekmarkaj: Berisha u lëndua nga vendimi i Bashës. Nxitur nga interesa personale, thotë të vërteta për PD

15 October, 2021 Delo.autor Politikë

Në debatin e brendshëm që ka përfshirë Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është qartazi i pozicionuar në krah të kryetarit Basha. Foltoren e Sali Berishës, ai e sheh si nismë të nxitur nga interesa personale.

“Filloi këtë lëvizje kur ai u lëndua nga vendimi i Bashës për ta pezulluar nga PD-ja, shtysa është personale. Thotë të vërtetën. Sigurisht që PD-ja ka problem dhe PD-ja nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe pas kësaj PD-ja nuk mund ta vazhdojë më rutinën e zakonshme”.

Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës këshillon kryetarin Basha të jetë i hapur ndaj thirrjes së Kuvendit Kombëtar të demokratëve, por ka një thirrje edhe për ata që po hedhin firmat për mbajtjen e tij.

“A mund të bëjë Kongres PD-ja? Mund ta bëjë para Kongresit që ka kërkuar Berisha. Mendoj që Basha duhet të shtrijë duart 180 gradë për të gjithë, por edhe të tjerët të kenë dëshirën që të vijnë. Nuk mund të vijnë me thikë për ta ngulur në brinjë, ndërkohë që tjetri do të dojë t’i përqafojë për qëllim të përbashkët, jo interes politik, por pragmatizëm politik”.

Kur vjen fjala te marrëveshjet politike me mazhorancën, si ajo e përfolur për shkëmbin e votave për vetingun në favour të rishikimit të reformës territoriale, Gjekmarkaj nuk shikon tabu.

“Shqipëria ka pasur plot marrëveshje politike. Me këtë nuk dua të nxis marrëveshjen me Ramën, apo të justifikoj marrëveshje që nuk di, por në politikë bëhen edhe marrëveshje me kundërshtarin se ndryshe vendi shkon në prag konflikti. Shqipëria nuk mban konflikte dhe marrëveshje në të mirë të vendit, duhet të ketë një ditë mes palëve”.

Por në rastin konkret, ai mohon të ketë një dakordësi mes dy partive më të mëdha për reforma të kërkuara nga opozita dhe mazhoranca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË 1 KORRIK APO 15 TETOR? Kur ka lindur vërtet Berisha, një histori e ish-badigardit të vet dhe çfarë thotë vetë ai
Previous article SHPËRTHIMI I VULLKANI TË ISHUJT KANARIE/ Ja pamjet se si përhapet llava, evakuohen mbi 6 mijë persona (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT