• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FOLË E QESHËM GJITHË NATËN”/ Vëllai i 35-vjeçares së vrarë në Itali: Çfarë më tha para krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

“FOLË E QESHËM GJITHË NATËN”/ Vëllai i 35-vjeçares së vrarë në Itali: Çfarë më tha para krimit

8 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vëllai i 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, e cila u vra me plumb në kokë në Itali, rrëfen detaje ekskluzive në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

Vëllai i të ndjerës, Dritani, mohoi prerë që motra e tij të ketë qenë prostitutë, ndërsa rrëfeu dhe bisedat e fundit me të, ku tha se kanë folur e qeshur të premten gjithë natën, ndërsa të shtunën ka marrë lajmin e rëndë.

“Ne jemi 5 fëmijë, dy motra e pesë djem. Me motrën kishim shumë raporte të mira. Ne ishim shumë të varfër. Të dy prindërit kanë vdekur, babai ka tre vjet, mami tre muaj. Nevila na ndihmonte, na merrte në telefon, na fliste. Flisnim shumë shpesh. Nga të gjithë, unë e kam përjetuar më shumë dhimbjen e madhe. Nuk është e vërtetë që motra ishte prostitutë. Të dyja morat i futi policia në burg, pavarësisht se nuk kishin bërë asgjë. I mbajtën 2-3 javë dhe pastaj thanë që s’kanë gjë, kanë dalë të pastra.

Nevila ka pasur bashkëjetesë, por nuk ka pasur fëmijë. Me Leonardon ka një vit që njihej, unë e njihja nga afër atë. Kam shkuar te shtëpia e tyre në Itali, kam ndenjur 2-3 muaj. Ata i kishin raportet shumë të mira, as nuk ziheshin, as hiç, rrinin si njerëz. Nevila kishte permeso, ja bëri letrat Leonardo, u martuan me celebrim. Ai e ndihmoi si njeri. Leonardo ka qenë i martuar më parë, kishte dhe një vajzë 14 vjeç, që Nevila e donte shumë se e mbanin në shtëpi”, tha vëllai i 35-vjeçares.

Çfarë bënte Nevila?
Gjithë ditën bënte punë në shtëpi, pastaj 18:00-20:00 punonte te kampingu. Ajo na ka ndihmuar shumë edhe neve. Nevila erdhi kur humbëm nënën, ndërsa motra tjetër nuk erdhi, se nuk kishte dokumente dhe tha se nuk vinte dot. Edhe motra tjetër që është në Itali e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Nevilës. Nevila më ka ndihmuar për djalin, që ka një problem shëndetësor. Ajo e ka çuar në 2-3 spitale në Pizza.

Sa informacion keni marrë se çfarë ka ndodhur me motrën tuaj?
Nuk është e vërtetë që ka qenë prostitutë. Kam qenë 8 herë në Itali dhe e di mirë. Rrija çdo tre muaj me motrën time gjithë ditën aty. Unë e përjetova shumë keq, kur thanë që ka qenë punonjëse seksi.

Pse janë etiketuar motrat tuaja kështu?
Nuk është e vërtetë, gënjejnë.

Çfarë iu ka thënë Leonardo?
E pyeta në 8 të darkës, më tha që ka dalë nga shtëpia dhe se do të pine kafe me një shoqe.

Kishte Nevila shoqëri?
Ka pasur, por i ka pasur shoqe të mira. Nuk i kanë bërë dëm shoqet.

Ku dyshoni?
Në asnjë vend nuk dyshoj, nuk kam fare ide. Nuk e di pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse ajo ka ndihmuar gjithë njerëzit në Itali dhe Shqipëri dhe nuk di si mund t’i bënin keq. Të premten në darkë kam komunikuar me Nevilën, më tha që do të vinte në Shqipëri, do merrte fëmijët e mi dhe do shkonin në plazh. Ishte shumë e qeshur, kemi qeshur gjithë natën, kemi bërë muhabet. E mora të shtunën në mëngjes pastaj dhe nuk po i shkonte zilja. Isha në punë dhe vetëm kur më erdhi lajmi. Ajo bënte punët e shtëpisë, se kishin një shtëpi përdhese. Kishte marrëdhënie shumë të mirë dhe me njerëzit e burrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 TË VDEKUR, RASTËSI APO ME KAST? Çfarë ndodhi 6 vjet më parë në të njëjtin vend në Berlin
Previous article E PËSOJNË KEQ TRE TË RINJTË/ Nën efektin e drogës duke drejtuar mjetin, policia arreston 3 shoferë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT