• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOKUSI I QEVERISË RAMA JANË AFERAT KORRUPTIVE”/ Tedi Blushi: KESH ka shitur energjinë elektrike 2.7 herë më lirë se tregu
Home
Politikë

“FOKUSI I QEVERISË RAMA JANË AFERAT KORRUPTIVE”/ Tedi Blushi: KESH ka shitur energjinë elektrike 2.7 herë më lirë se tregu

17 December, 2022 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate për mediat ditën e sotme ka deklaruar se KESH ka shitur energjinë elektrike 2.7 herë më lirë se sa është tregtuar në bursë, më konkretisht me çmim 115 euro për MWh.

Ai shtoi më tej se kjo tregon se fokusi i qeverisë Rama është te aferat korruptive me energjinë elektrike dhe jo situata e qytetarëve në vend, të cilët sipas tij nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohje në banesat e tyre për shkak të rritjes së çmimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri Deklarata e plotë:

Në kulmin e krizës energjitike dhe kur qytetarët shqiptarë pritet të faturohen më shtrenjtë se kurdoherë tjetër për konsumin e energjisë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, nëpërmjet një vendimi tërësisht abuziv ka vendosur të shesë energjinë elektrike shumë herë më lirë se sa tregu.

 

 

Konkretisht, për periudhën 16 dhjetor – 18 dhjetor 2022, KESH ka vendosur të shesë energjisë me 115 Euro/MWh, ndërkohë që në bursë çmimi i tregtuar është 318 Euro/MWh dhe 325 Euro/MWh.

Pra praktikisht energjia elektrike po shitet nga KESH 2.7 herë më lirë se tregu, çka do të thotë 2.7 herë më pak të ardhura në Buxhetin e Shtetit, fonde të cilat mund të ishin përdorur për subvencionimin e familjeve në nevojë që nuk kanë mundësi të ngrohen në dimër ose të përballojnë çmimin e lartë mbi 800 kw në muaj.
Skandali nuk mbaron me kaq.
KESH ka vendosur gjithashtu që edhe për datat 19 dhjetor 2022 deri në 23 dhjetor 2022 të shesë energjinë elektrike me çmim 167 euro/mëh kur çmimi i tregut pritet të jetë 2.5 herë më shtrenjtë se sa e shet KESH.
Ky skandal dhe abuzim me të mirën publike tregon edhe njëherë se fokusi i Qeverisë nuk janë familjet në nevojë dhe as shtimi i fondeve në Buxhetin e Shtetit por aferat korruptive me energjinë, pasojat e të cilëve po i vuajnë më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë, 37% e të cilëve sipas të dhënave të bëra publike më herët nga Komuniteti i Energjisë së Europës, nuk kanë mundësi financiare të ngrohin dot banesat e tyre gjatë dimrit.

Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, i bëjmë thirrje Qeverisë të ndalojë shitjen e energjisë elektrike nën kosto, këtë pasuri të përbashkët publike, si dhe të rishikojë urgjentisht politikat e subvencionimit për energjinë për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët, të cilëve Qeveria u ka trefishuar edhe çmimin e lëndëve drusore për ngrohje.
Praktikat korruptive të KESH, së bashku me koncensionet dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm Buxhetin e Shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duket falimentuar Shqipërinë dhe buxhetet familjare.
Është kjo arsyeja pse së fundmi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ngriti alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.
Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së për vitin 2022, nuk do të mund të kontrollohen, ç’ka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Prandaj Shqipëria është sot vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsum.
Në kushtet e rritjes abuzive të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është vertet kriminale rëndimi i buxhetet familjare për shkak të grabitjes së “Rilindjes”.
Mjaft i zhvatët shqiptarët dhe paratë, që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME TË RINJTË NË NJËSINË NR.7/ Veliaj: Opozita bën ciniken dhe tallësen, por ne kemi zgjedhur punën; duam të kemi 10 mijë të rinj kodues në Tiranë
Previous article 3 MILIONË EURO DËM FINANCIAR NDAJ SHTETIT/ Arrestohet 60-vjeçari, 5 të tjerë ende në kërkim për mashtrimet me TVSH-në

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë… Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT