• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FNSH AKSION NË KRUJË/ Zbulohet sera me kanabis, ja çfarë po ndodh (PAMJET)
Home
Breaking News

FNSH AKSION NË KRUJË/ Zbulohet sera me kanabis, ja çfarë po ndodh (PAMJET)

22 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Polica e shtetit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion të gjerë kontrolli në rrethin e Krujës, zonë që cilësohet si me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Deri më tani është zbuluar një serë në të cilën u gjetën 400 kubikë ku ishin mbjellë fidanë kanabis, ndërsa vijon puna për kontrollin e zonave të tjera.

Sipas njoftimit, kontrollet po zhvillohen me dronë, kamera si dhe mjete të tjera ndërsa prej 72 orën janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle masive në territorin e rrethit të Krujës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet, nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera që iu shërbejnë punonjësve të Policisë, për të kontrolluar sa më mirë territorin.

Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke zhvilluar kontrolle masive në territor, prej disa javësh, në të gjithë territorin, po zhvillohen kontrolle nga strukturat policore në qarqe.

Gjithashtu, në zonat me risk, në kontrolle janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, prej 72 orësh ka nisur kontrolli masiv i territorit të rrethit Krujë.

Gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.

Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka pasur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, Njësia Administrative Thumanë, në territor publik janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar, me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës, dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar me zero tolerancë këtë fenomen dhe apelon për banorët që të mos ndërmarrin iniciativa për të ushtruar veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, pasi do të përballen me ligjin.

 

https://www.cdnimpuls.com/video/62625c23ad677.mp4

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KISHA DËSHIRË..."/ Baton Haxhiu nxjerr dy emra: Linda Rama dhe Lea Ypi, modele për presidentin shqiptar
Previous article "RUSIA KA VENDOSUR..."/ Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë hyn në fazën vendimtare

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë Aktualitet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT