Bjellorusia do të nisë fluturimet “charter” dy herë në javë drejt Shqipërisë, duke filluar nga 12 qershori.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania e linjës ajrore me një postim në rrjetet sociale, kur tregohet se fluturimet do të jenë të martën dhe të premten.
“Miq, kemi një lajm të shkëlqyer. Nga 12 qershori fillon programi charter në Shqipëri! Nisjet 2 herë në javë, të Martën dhe të Premten. Të gjitha detajet jepen me operatorët turistikë”, thuhet në njoftim.
Për shkak të pandemisë COVID-19 më shumë se 70% e turistëve i kanë anulluar rezervimet e tyre në hotelet shqiptare, duke sjellë edhe një krizë ekonomike për sipërmarrësit e kësaj industrie.
Ministri Klosi njoftoi se sezoni turistik do të zgjasë deri në 15 nëntor, për të ndihmuar sektorin e turizmit.



