• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FLURONA”/ Mjeku Sallabanda: S’është një sëmundje por dy viruse që ngjiten njëkohësisht
Home
Sociale

“FLURONA”/ Mjeku Sallabanda: S’është një sëmundje por dy viruse që ngjiten njëkohësisht

5 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjekët ngrenë shqetësimin për kombinimin gjatë javëve të fundit të gripit stinor dhe Covid-19, çka ka “çoroditur” jo vetëm ata por edhe pacientët që janë “dyndur” nëpër qendrat shëndetësore. Në gjuhën e bluzave të bardha kombinimi i dy viruseve quhet “flurona” dhe aktualisht për të kuptuar qartë nëse pacienti ka Covid-19 apo grip të thjeshtë duhet të bëjë patjetër testin PCR.

Mjeku neurokirurg në Madrid, Spanjë Kita Sallabanda Diaz ka shpjeguar për Gazetasi.al se ky kombinim ka qenë diçka që njerëzit i ka çoroditur sepse është konsideruar si një sëmundje. “Nuk është një sëmundje po dy viruse që ngjiten në të njëjtën kohë”, shton mjeku. Sallabanda shperhet se nuk e kemi parë këtë kombinim gjatë vitit të kaluar sepse nuk ka pasur grip dhe rrjedhimisht nuk ka pasur një kombinim të tillë.

Ndërkaq edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo në një status në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se vjeshta dhe dimri ka rikthyer infeksionet aerogenë, edhe viruset stinorë sidomos gripin stinor.

“Shfaqja simptomatike, klinike, biologjike dhe imazherike e tyre është pothuajse e njëjtë, ndaj nuk ka në mesin tonë vetëm Covid-19/Sars-Cov2”,ka shkruar mjeku.

Varianti Omicron duket se ka dhënë impakt të menjëhershëm në vendin tonë dhe pritet që në javët e ardhshëm të arrijë kulmi i infektimeve. Rastet me Covid-19 shënuan një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 801 qytetarë pozitivë, ndërsa 2 pacientë humbën jetën dhe më i riu ishte 33 vjeç.

Sallabanda shton se është e rrallë që dy viruse të bëhen bashkë dhe më shpesh dominon njëri mbi tjetrin dhe më së shumti është virus+baktere.

“Ka pasur pak raste të fluoronës, ato që kemi parë nuk janë të rënda. Varianti Omicron i Covid-19 kap rrugët e sipërme respiratore, ndërsa gripi mund të shkaktojë bronkiolit ose pneumoni virale. Për t’i përballuar të dy variantet janë vaksina, maska dhe mos të ketë takime dhe grumbullime me shumë njerëz”, shton mjeku.

Kur bëhet fjalë për simptomat e fluoronës, mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të dy viruset janë sëmundje shumë infektive të frymëmarrjes dhe ndajnë shumë nga të njëjtat simptoma, të tilla si kolla, ethe, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje e shijes dhe nuhatjes. Për shkak të vështirësisë në dallimin e sëmundjeve nga simptomat OBSH ka deklaruar se nëse personat kanë simptoma duhet të izolohen për të reduktuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Rasti i parë me gjendjen e quajtur “flurona” u raportua në Izrael dhe ishte një grua e re në javën e saj të 38-të të shtatzënisë. Sipas mjekëve gruaja u trajtua me një kombinim ilaçesh që synon si koronavirusin ashtu edhe gripin./ SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK PËR CASSANON/ Ish-sulmuesi shtrohet në spital prej COVID-19 edhe pse…
Previous article ZBULOHET "TOP 11"/ "L’Equipe" shpall formacionin më të mirë të vitit, surprizë me Messin dhe Ronaldon

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT