• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI NË DOGANËN E MORINËS/ Rama përmend premtimin: Vitin tjetër pika të reja me Kosovën dhe Greqinë
Home
Shqipëri

FLUKSI NË DOGANËN E MORINËS/ Rama përmend premtimin: Vitin tjetër pika të reja me Kosovën dhe Greqinë

30 August, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nga Gjiri i Lalzit në një aktivitet për turizmin u shpreh se ky ka qenë sezoni më i pastër dhe më i sigurt. Sipas tij, falë bashkëpunimit edhe me pushtetin lokal ky ka qenë sezoni me më pak plehra, por shtoi si ‘nuk e kemi zgjidhur problemin’.

Gjithashtu kryeministri theksoi se këtë sezon ka pasur më shumë siguri, pasi nuk ka pasur vjedhje në hotele apo probleme të tjera. E ndërsa ky sezon është drejt fundit, Rama tregoi edhe objektivat për sezonin tjetër turistik.

Për të shmangur radhët në dogana, Rama tha se objektiv është vendosja e pikave të përbashkëta në dogana me Greqinë dhe Kosovën për të shmangur fluksin. ‘Duam të vendosim një pikë të përbashkët kontrolli me Greqinë dhe me Kosovën për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për të mos pasur dy palë kontrolle’ tha ai. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi ata që thonë se çmimet në Shqipëri janë shumë të larta.

Iu lutem që në bashkëpunim me ministrin e Turizmit të organizohet një mbledhje e mendimeve tuaja, ju keni qenë terren, keni parë dhe dëgjuar sa janë përmbushur pritshmëritë dhe cfarë ju propozoni se duhet bërë më mirë vitin tjetër dhe si. Këto takime janë për të prekur të gjithë grupet faktorët dhe aktorët e një ekonomike, që është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. Kemi pasur një sezon pozitiv, të suksesshëm, ka qenë më i pastër turistik edhe falë kontributit tuaj, ministrisë, por edhe bashkëpunimit më cilësor me pushtetin vendor. Ka qenë sezoni me më pak plehra, por nuk e kemi zgjidhur problemin e madh të trashëguar, që është kulturor tek ne. Përmbysim Facebook për kundërshtarët e ekipi tonë, por nuk jemi gati të mos e bëjmë pis atdheun tonë. Shqipëria nuk është vend i ndotur nga industria, por është pis për shkak se ne jemi të pa drejtë dhe të pabesë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhin plehrat kudo që iu del nevoja, jemi ne. Në këtë aspekt ka pasur progres këtë sezon, do ta forcojmë këtë komponent të Smile Albania. Ka qenë sezoni turistik më i sigurt, ne ishim në Lezhë dhe dy probleme kryesore që kanë ngritur sezonin e kaluar janë zgjidhur, vjedhjet në hotele, nuk ka pasur asnjë rast, ka qenë një organizim i shkëlqyer me policinë, dhe problemi me energjinë. Në Shëngjin energjia ka ikur vetëm një herë për 20 minuta. Kemi pasur një sezon ku një organizim komplet ndryshe ka dhënë rezultate. Ka qenë sezoni më i sigurt, përjashto atë hatanë, masakrën e Vlorës dhe shifrat janë shumë domethënëse, sikur ka qenë më i sigurti turistik nga pikëpamja e detit, deri vitin e kaluar numëroheshin shumë aksidente tragjike, këtë vit numri është ulur. Nuk ka pasur probleme me motorët e ujit, këtë vit kanë qenë i disiplinuar, apo zhurmave, oraret e mbylljes së muzikës së lartë janë respektuar. I gjithë sistemi i përforcimit me pikat e urgjencës ka funksionuar mjaft mirë. Ka qenë viti me larminë më të madhe, ka pasur 500 aktivitete. Atyre që thonë cmimet janë të larta, iu them, se turistët e huaj thonë se pushimet janë të lira, ndërsa shqiptarët që komentojnë thonë Shqipëria është e shëmtuar dhe ata që shërbejnë janë për tu vrarë, tani ose turistët e huaj janë në efektin e drogës ose pastaj ka një problem me vetë këta që komentojnë. Çmimet i vendos tregu dhe jo unë. Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë është rritur, kjo tregon rritje të fuqisë së konsumit, që të shkojnë diku tjetër jo se është më lirë, të paktën në Mesdhe. Duam të vendosim një pikë të përbashkët kontrolli me Greqinë, me Kosovën po ashtu për të lehtësuar hyrjet dhe daljet për të mos pasur dy palë kontrolle. Besoj se do të jenë vlerë e shtuar për sezonin tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk ka tolerime tek TIRANA/ Trajneri Ze Maria PËRJASHTON TALENTIN E KOMBËTARES
Previous article PLATINI TREMB JUVENTINËT/ Nuk e kuptoj transferimin e RONALDOS, do rezultoi...

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT