• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKSI I TURISTËVE/ Problemet me PLAZHET: Nga siguria tek përgatitja e Bashkive për sezonin
Home
Ekonomi
Portret

FLUKSI I TURISTËVE/ Problemet me PLAZHET: Nga siguria tek përgatitja e Bashkive për sezonin

29 July, 2018 g.autor Aktualitet, Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret, Sociale

Siguria në plazhe, mjedisi dhe shërbimet janë disa nga pikat e dobëta që po shfaq edhe këtë vit turizmi shqiptar. Pavarësisht fluksit të madh të turistëve të huaj që edhe këtë vit kanë vizituar Shqipërinë, oferta turistike me standard duket se është ende larg.

Fakt ky i pranuar edhe nga vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili një ditë më parë kërkoi më shumë punë e përgjegjësi nga bashkitë, që menaxhojnë edhe territoret në zonat turistike.

Në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit për Qarkut Fier. Kreu i Turizmit, Klosi u shpreh se këtë vit sezoni turistik është shumë herë më i mirë, ndonëse problemet nuk janë eliminuar tërësisht. Ai shprehu bindjen se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit gusht, duke shënuar për këtë zonë një rritje disafish më shumë se një vit më parë.

Duke e konsideruar gushtin si një muaj të vështirë, ministri Klosi këroi nga drejtuesit vendorë që të shtojnë masat për të realizuar sigurinë në plazhe dhe minimizimin e problematikave që lidhen me mjedisin dhe shërbimet. Duke iu referuar investimeve të realizuara në Divjakë ministri Klosi tha se janë shtuar ofertat e turistike dhe falë tyre është rritur ndjeshëm numrin i turistëve në parkun kombëtar.

Divjaka është shpallur një nga 16 zonat e miratuara në KKT, si zona me përparësi zhvillim turizmi. “Kjo do t’i hapë rrugë zhvillimit të zonës, por çdo investim në këtë zonë nuk do të dëmtojë zhvillimin e qendrueshem te mjedisit”, deklaroi Klosi.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci u shpreh që për të gjithë qarkun e Fierit duhet një strategji për të nxitur zhvillimin e turizmit, duke pasur si model Divjakën apo Vlorën. Kryetari i bashkisë së Divjakës, tha se këtë vit është bërë një punë shumë herë më e mirë krahasuar me vitet e tjera sidomos në drejtim të pastërtisë së plazhit.

Në fund të takimit ministri Klosi kërkoi nga të gjithë drejtuesit lokalë të qarkut Fier që të mbështeten te të rinjtë e projektit Smile Albania në promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet tempulli helen 2,100 vjeçar
Previous article "Qyteti i ëndërruar" i Serena Del Mar, po ndërtohet privatisht (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT