• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI I EMIGRANTËVE/ Xhafaj në Bruksel: Të gjitha vendet e Ballkanit të mbajnë përgjegjësi…
Home
Shqipëri

FLUKSI I EMIGRANTËVE/ Xhafaj në Bruksel: Të gjitha vendet e Ballkanit të mbajnë përgjegjësi…

19 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kriza e emigrantëve ka mbledhur në një takim në Bruksel ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe Fatmir Xhafaj me ftesë të Komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos. Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Kryefjala e takimit ishte rritja e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e BE-së lidhur me menaxhimin më efektiv të kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt. Xhafaj theksoi se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme, ku secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin.

“Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së.”

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, në këtë kontekst, vendet e rajonit u angazhuan gjithashtu të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe në adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, duke parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, si dhe të rrisin përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve të zjarrit.  Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Bashkimit Europian kërkojnë nga Ballkani Perëndimor që të forcojë pikat kufitare për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore. Një nga trampolinat e emigrantëve për të kaluar nga Greqia në vendet e BE është edhe Shqipëria. BE pritet që të mbështesë vendet e Ballkanit me një fond të veçantë dhe policë për të bllokuar emigrantët. BE po kërkon një vend në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një kamp për emigrantët në mënyrë që të mos futen në vendet e Unionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermanët tërbohen: Edhe arbitri vrapoi më shumë se…
Previous article Sabjen Lilajt: Kam folur me Agollin dhe Telin para se të firmosja, ja pse ika nga Skënderbeu

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT