• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI I EMIGRANTËVE NË SHBA/ Masaçusets shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Home
Nderkombetare

FLUKSI I EMIGRANTËVE NË SHBA/ Masaçusets shpall gjendjen e jashtëzakonshme

9 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Guvernatorja e shtetit Masaçusets (Massachusetts) Maura Healey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, duke theksuar prurjet e mëdha të migrantëve që kërkojnë strehim në një kohë kur kostoja e strehimit vazhdon të rritet.

Rreth 5,600 familje ose më shumë se 20,000 njerëz, shumë prej të cilëve janë emigrantë, aktualisht jetojnë në strehimore shtetërore. Mes tyre ka foshnja, fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna. Guvernatorja Healey tha se është një rritje prej rreth 80% krahasuar me 3100 familje një vit më parë. Shumë prej migrantëve po mbërrijnë me avion nga shtete të tjera.

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, tha ajo, 50 familje migrante kanë mbërritur me avion dhe kanë nevojë për strehim.

“Këto shifra pasqyrojnë rritjen e prurjeve të migrantëve në vendin tonë, të cilët kanë përjetuar disa nga udhëtimet më të vështira që mund të imagjinohen.”

Ajo i bëri thirrje qeverisë federale për ndihmë financiare dhe në mënyrë më urgjente, përshpejtimin e autorizimeve të punës për të lejuar të ardhurit e rinj që të gjejnë punë sa më shpejt dhe të fillojnë të fitojnë jetesën, shkruante ajo në një letër drejtuar Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Në letër, zonja Healey vuri në dukje autorizimet e punës si burimi kryesor i krizës. Aktualisht, tha ajo, mund të duhen javë, muaj ose më shumë se një vit për të marrë autorizimin e punës.

“Të ardhurit janë të etur për të punuar. Gjëja e fundit që ata duan është që të jenë të varur”, tha ajo.

Guvernatorja Healey u ka bërë thirrje organizatave dhe njerëzve të interesuar që të ndihmojnë me sa të munden për të sponsorizuar apo strehuar migrantët.

Të hënën, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams, njoftoi një plan për të strehuar deri në 2,000 migrantë në lagjen Queens.

Disa shtete të udhëhequra nga republikanët, si Teksasi dhe Florida, i kanë transportuar migrantët me autobusë ose aeroplanë drejt shteteve dhe qyteteve të udhëhequra nga demokratët, si Kaliforni, Masaçusets, Nju Jork dhe Çikago. Vitin e kaluar, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, dërgoi me avion 49 migrantë venezuelianë në ishullin Martha’s Vineyard të shtetit Masaçusets, që njihet si zonë pasanikësh. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN 7 VJEDHJE NË DIBËR DHE MAT/ 3 në pranga dhe 1 në kërkim, nën hetim një 17-vjeçar (EMRAT)
Previous article E PËSON KEQ/ Lëvizte me armë pa leje, arrestohet gardisti në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT