Plazhi i Zvënecit është një prej alternativave kryesore për ata kërkojnë pushime familjare në bregdetin e Vlorës. Deti i pastër dhe jo shumë i thellë, bregdeti raror, siguria dhe shërbimet e përmirësuara vlerësohen nga pushuesit në plazhin ku mbizotërojnë familjarët dhe fëmijët.
Deti është i pastër dhe jo shumë i thellë, ndërsa bregdeti i gjerë dhe ranor.
Këto faktorë e bëjnë Zvërnecin zgjedhje të parë për ata që kërkojë pushime familjare në bregdetin e Vlorës.
Përmirësimi i kushteve atmoferike ka shtuar ndjeshëm numrin e pushuesve nga Shqipëria apo edhe atyre të ardhur nga vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë të cilët po shfrytëzojnë ditët me diell.
Ndërhyrja e privatëve ka përmirësuar shërbimet, ndërsa prania e vrojtuesit jep siguri.
Qetësia dhe ushqimi vlerësohen nga pushuesit në plazhin ku mbizotërojnë familjarët dhe fëmijët.
Vit pas viti, Zvërneci ka shënuar rritje të numrit të pushuesve që kërkojnë plazhet ranore dhe qetësinë në pushimet bashkë me familjen.


