Shifër rekord e klandestinëve të vendeve të treta në pikën kufitare të Kakavijës.
Të gjithë shtetasit e paligjshëm kanë kërkuar azil dhe janë strehuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Tiranë. Mes klandestinëve të ndaluar kishte një numër të konsiderueshme familjesh, gra e fëmijë të mitur.
Fenomeni i klandestinëve të vendeve të treta ka shënuar rritje kohët e fundit, nisur edhe nga fakti që vetë pala greke nuk bën ndalimin e tyre në kufi, duke i lejuar të depërtojnë në kufirin shqiptar pa hasur pengesa nga pala greke.


