• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKS I LARTË NË URGJENCËN E DURRËSIT/ Shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve, mjeku: Ka arritur piku
Home
Aktualitet
Kronikë

FLUKS I LARTË NË URGJENCËN E DURRËSIT/ Shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve, mjeku: Ka arritur piku

18 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh.

Temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e infeksioneve virale, ndërsa plazhet dhe rrugët e mbushura kanë rritur edhe numrin e të lënduarve nga aksidentet.
“Tani ka arritur piku, rreth 350-400 pacientë në 24 orë. Kryesisht janë me gastroenterite, viroza stinore. Është shtuar dhe numri i aksidenteve rrugore. Kemi dhe gjendje lipotemie të pacientëve që nuk hidrohen mirë dhe dalin kur temperaturat e larta janë në maksimum”, tha Gjergj Qerimi-shefi i urgjencës në SRD

Nuk kanë munguar as rastet me Covid 19.
“Kemi një numër pacientësh të diagnostikuar me Covid 19 në urgjencë. Është një numër konstant prej dy muajsh, po pa komplikacione të rënda. Pacientët me sëmundje shoqëruese kanë qenë më të vështirë për t’u menaxhuar. Rastet e rënda i kemi dërguar në spitalin infektiv në QSUT”, tha ai.
Në kulmin e sezonit turistik, stafi i urgjencës po punon me kapacitet të plotë për të përballuar situatën, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për të shmangur komplikacionet shëndetësore.

“Pacientët është mirë që të kujdesen dhe të shkojnë te mjeku i familjes dhe sa më shpejt të diagnostikohen aq më mirë është. E rëndësishme është të ruhet edhe higjena. Duke qenë se shkak për sëmundjen e Etheve të Nilit është mushkonja vektor mirë do ishte të dizinfektonin ambjentet ku banojnë dhe të përdornin solucione që i mbajnë larg mushkonjat”, u shpreh shefi urgjencës.

Sëmundja e Etheve të Nilit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast në Durrës, por kujdesi për ta shmangur infektimin prej saj, sipas mjekëve, duhet të jetë i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAKINERIA E GOLAVE" CR7 NUK MJAFTON/ Trofeu i Superkupës shkon për Al Hilal
Previous article NJË TJETËR NGJARJE E RËNDË NË VLORË/ Gjendet i varur në një pemë 29-vjeçari, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT