• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLOTË EKOLOGJIKE PËR PASTRIM/ Veliaj: Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin
Home
Aktualitet

FLOTË EKOLOGJIKE PËR PASTRIM/ Veliaj: Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin

24 November, 2019 k.autor Aktualitet

Shtohet flota e mjeteve ekologjike në funksion të pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranë  po vijon modernizimin e mjeteve të pastrimit me makina ekologjike, si dhe pajisjen e çdo bimësie të veçantë në park me të dhëna mbi llojin e pemës, moshën, origjinën, që mund të merren fare thjeshtë nga përdoruesit e parkut, fëmijët, prindërit, nxënës të shkollave dhe të apasionuar pas botanikës.

Mjafton që ata të shkarkojnë aplikacionin “Arboretum” në celular. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky mjet ekologjik do ia lehtësojë punën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pastrimin e parkut.

“Duam që parku, jo vetëm të ketë më shumë gjelbërim me pemët që kemi mbjellë, jo vetëm ta dyfishojmë hapësirën që kemi marrë nga ish-komuna e Farkës, jo vetëm të ndalojmë mjetet që kalojnë mes për mes parkut duke krijuar një rrugë alternative për të mos ndotur parkun, por tani do e rrisim nivelin duke u siguruar që edhe makinat tona të shërbimit të mos e ndotin parkun”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin edhe te projekti i pajisjes së pemëve të parkut me të dhëna të aksesueshme përmes teknologjisë, ndërsa u shpreh se puna e bërë në Parkun e Liqenit është garancia më e mirë se edhe Kopshti Botanik do të shndërrohet në një hapësirë po kaq të bukur dhe të pasur me bimësi.

“Sinjalistika që kemi vendosur është për të kuptuar llojin e pemëve, çfarë rritet në park, biodiversiteti që ka. Të gjithë atyre që janë të shqetësuar për Kopshtin Botanik, dua t’u them se ka pjesë të liqenit sot që janë një standard shumë më i lartë sesa vetë Kopshti zyrtar Botanik, që kanë më shumë sinjalistikë, më shumë pastërti, më shumë akses për publikun.

Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin, për të kuptuar se edhe atë mund ta transformojmë në një bizhu të vërtetë”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BURRI NGRE DY GISHTA, GRUAJA DY KËMBËT"/ Mane ironizon Bashën: Ka harxhuar 150 mijë euro për bileta në 6 vjet
Previous article ARRESTIMI I "ZOGUT TË TIRONËS"/ Policia jep detaje të hollësishme për operacionin kundër prostitucionit. Shumat që merrnin për dy orë

k.autor

Postime të ngjashme

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT