Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fason i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe, thotë se punëtorët në Shqipëri janë deri në nivelet e analfabetizmit dhe se qeveria duhet t’i orientojë drejt arsimit profesional.
Zekja: Produktiviteti i ulët është niveli i ulët profesional që ka Shqipëria. Kemi të bëjmë me punëtorë që janë deri në kushtet e anafabetizmit. Jo më të flasim për teknik të ulët apo të mesëm dhe të lartë. Kjo duhet të vijë me politika orientuese nga ana e qeverisë, që duhet t’i orientojë drejt arsimit profesional. Një politikë largpamëse jo vetëm për katër vjet në pushtet, por për politika më afatgjata që njerëzit t’i orientojmë drejt punës.


