• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Florian Habilaj fliste me “Shefin” dhe “qetësonte” bandën
Home
Breaking News

Florian Habilaj fliste me “Shefin” dhe “qetësonte” bandën

19 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Florian Habilaj, 37 vjeç, vëllai i vogël i Moisi Habilajt, me pseudonimin “Lolo”, është kthyer në personin më të kërkuar nga policia shqiptare dhe ajo italiane.
Mbi të ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Marrja e dëshmisë në lidhje me trafikun e hashashit mes dy vendeve, ndoshta mund të hidhte dritë se kush është personi me pushtet që mbështeste këtë grup kriminal në aktivitetin e tij, shkruan TCH.
Sipas përgjimeve të bëra nga Prokuroria italiane, rezulton që Lolo është njeriu që merrej me punët këtu në Shqipëri dhe ka takuar atë që trafikantët e quanin shefi i madh.
Përgjime e bëra mes tij dhe pjesë tjetër të grupit bëheshin me thirrje telefonike ose SMS, duke koordinuar punët organizatës mes dy vendeve.
Ka një numër të madh mesazhesh mes dy vëllezërve Habilaj që komunikonin mes tyre, por në një bisede bie ne sy fakti që flitet për shefin e madh.
Sipas përgjimeve Floriani thotë se është takuar dhe se ka biseduar me të dhe i ka thënë që të mos shqetësohen.
Biseda e traskiptuar
F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.
M: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh
M: Cfarë kërkonte?
F: Asgjë, për këtë për situatën
M: Aha fole direkt me të?
F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin
M: E çfarë të tha?
F: Më pyeti si është situata
M: Që domethënë?
F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.
M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.
F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj
M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar
F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.
M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)
F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.
M: Në rregull
F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ LSI feston "para kohe" largimin e Tahirit
Previous article Si ta shprehni dashurinë që keni ndaj dikujt

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT