Rikthehet i pajetë trupi Florenc Beqirajt pranë familjes së tij në Shkodër. Ceremonia e varrimit të 23-vjeçarit të masakruar në Francë do të bëhet ditën e nesërme në orë 14:00.
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i 23 vjeçarit Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit nga Shkodra që u masakrua pak dit më parë në Francë. Ai është pritur nga miqtë dhe të afërm të cilët do ta shoqërojnë drejt qytetit të Shkodrës ku do të prehet përgjithmonë.
Familjarë, miq, të afërm e qytetarë e kanë pritur mes lotëve e dhimbjes trupin e Florencit në aeroport për ta shoqëruar drejt Shkodrës, qytetit ku lindi e ku do të prehet.
Duke u nisur nga rrethanat misterioze ku humbi jetën e polemikat e shumta që shkaktoi pas pretendimeve të familjarëve se Florenci nuk ka tentuar vetëvrasjen, por dikush ka dashur ta mbysë brenda kampit ku qëndronte, trupi i të riut i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Francë.
Zbardhja e ekspertizës do t’i jepte fund edhe rrethanave të dyshimta të dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.
Përgatiti:AlpeNews.al


