• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLOGERT MUÇA: E vërteta e “ndalimit të daljes jashtë vendit” për Tahirin dhe gafa e mediave
Home
Blog

FLOGERT MUÇA: E vërteta e “ndalimit të daljes jashtë vendit” për Tahirin dhe gafa e mediave

18 November, 2017 Redaktor2 Blog

“Largimi” i deputetit Saimir Tahiri nga Shqipëria, provokoi edhe një herë një debat të madh në media, i yshtur nga interesa të ndryshme.

Me siguri e bëjnë me qëllim për të krijuar sensacion në tituj shkrimesh dhe për të përfituar lexueshmëri, apo nga padituria, këtë ende nuk e dimë. Media në fakt vetëm sa humb besueshmërinë nga trajtime të tilla hileqare.

Është e qartë se skemat e përdorimit të këtij lajmi në trajtë jokorrekte, ka si qëllim të vetëm sizinformimin! Kjo, e dëmton median, jo Tahirin.

Po si është e vërteta?

Nga padituria apo nga djallëzia, disa nga mediat më në zë në vend, e përdorën kërkesën e Prokurorisë të miratuar nga Këshilli i Mandateve, si dokument që autorizonte arrestimin apo jo të deputetit Tahiri, kontrollin apo jo të banesës, lëvizjeve jashtë vendit, etj. Në këtë arsyetim, mediat harrojnë se edhe nëse Këshilli Mandateve do të kishte pranuar kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit dhe kontrollin e banesës, fjalën e fundit të këtij vendimi e jep gjykata.

Kjo do të thotë që në çdo moment dhe për çdo kërkesë, fjalën e fundit e thotë gjykata, pasi Këshilli i Mandateve nuk ka fuqi të arrestojë apo të heq të drejtën deputetit të lëvizë jashtë vendit. Këshilli i Mandateve i hap rrugë hetimeve edhe kërkesave të Prokurorisë, të cilat detyrimisht duhet të autorizohen më pas nga gjykata.

Pasi Kuvendi dha miratimin për kontrollin e banesës, Prokuroria dërgoi në gjykatë kërkesën, pasi kjo e fundit e miratoi, në atë moment u bë dhe kontrolli i banesës.

Por Prokuroria nuk bëri të njëjtën gjë me kufizimin e lirisë për të dal jashtë vendit.

Dokumenti i firmosur nga Këshilli i Mandateve, i jep të drejtën Prokurorisë që t’i drejtohet gjykatës, për t’i kufizuar lëvizjen jashtë vendit, por Prokuroria, nuk e ka kërkuar në gjykatë një gjë të tillë. Ndaj deputeti, siç do qytetar i lirë i këtij vendi gëzon të drejtën të lëvizë lirisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Roma shënon 2 herë brenda pak minutave në portën e Strakoshës
Previous article Surpriza që i bënë Ermali Bleonës sa del nga dushi (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT