• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“FLETORKA E MESNATËS”/ Dorëshkrimi i çmuar i Dritëro Agollit dhurohet Akademisë së Shkencave nga e bija
Home
Kulturë
Trashegimi

“FLETORKA E MESNATËS”/ Dorëshkrimi i çmuar i Dritëro Agollit dhurohet Akademisë së Shkencave nga e bija

13 October, 2021 F.autor Kulturë, Trashegimi

Një dorëshkrimi i çmuar i Dritëro Agollit i është dhuruar sot Akademisë së Shkencave nga e bija e shkrimtarit Elona Agolli gjatë zhvillimit të konferencës shkencore: Migjeni dhe Dritëroi – dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja.

I titulluar nga shkrimtari “Fletorka e Mesantës” ky dorëshkrim iu dorëzua Kryetarit të Akademisë së Shkencave akademik Skënder Gjinushit nga vajza e shkrimtarit, e cila u shpreh se nuk e pati të lehtë ta hiqte nga shtëpia këtë kujtim të vyer, por për gjestin e dhurimit ajo tha “Ndjehem mjaft e nderuar që në këtë pod të  shenjtë të mendjeve dhe shpirtrave iluminues të Akademikëve tanë të nderuar, të dorëzoj e dhuroj një Fletore të dorëshkruar, me poezi të dorëshkruara nga Dritëroi.”

Përshendetja e Elona Agollit:

Ndjehem mjaft e nderuar që në këtë pod të  shenjtë të mendjeve dhe shpirtrave iluminues të Akademikëve tanë të nderuar, të dorëzoj e dhuroj një Fletore të dorëshkruar, me poezi të dorëshkruara nga Dritëroi. E mendoj që ky dorëshkrim do të përbëjë një vlerë në arkivin e dokumenteve, apo çdo materiali tjetër studimor të Akademisë së Shkencave.

Nuk e kisha të lehtë të merrja këtë vendim, pasi këto fletore e blloqe të bukurshkruara nga babai im, për mua kanë shumë kuptime e kujtime, krijojnë përjetime e ndjesi të shumta.

Aty ndiej bojën e shkrimit dhe gishtërinjtë e  ngjyrosur të babit me bojën blu Pelikan, në fletët e blloqeve ndjej erën e duhanit dhe nikotinës, e cila siç thoshte babi, ia ngjyroste gishtërinjtë posi ajo vjeshta që ngjyros  fletët e pemëve me ngjyrën e verdhë.

Ndjej përpëlitje e zjarrmi të shpirtit kur përfshihej nga muza poetike, ndjej orët e pagjuma, gëzim e trishtim, dashuri të paplotësuar e të padhënë, forcë e dobësi. Duke dorëzuar këtë dorëshkrim, përjetoj ndjesinë e përcjelljes së një copëze shpirti, transferimit të tij në një shtëpi të re, në shtëpinë ku babai im ka kontributin e tij si atdhetar e patriot, si iluminist dhe mendjendritur, në tempullin, të cilin ai e vlerësonte më shumë se gjithçka, në Akademinë e Shkencave.

I uroj shtëpisë së re të këtij dorëshkrimi shpirti, mbrothësi e sa më tepër suksese të vyera në drejtim të hulumtimit, përçimit dhe transmetimit të vlerave shkencore e kulturore të kombit tonë. Falenderoj Kryetarin e Akademisë së Shkencave, prof. Skënder Gjinushin, dhe të gjithë akademikët tanë të nderuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BEFASUAR NGA MESFUSHORI KROOS/ Alaba: E kam parë të stërvitet në banjë dhe në…
Previous article MBI LUFTËN PËR TITULL NË SERIE A/ Ish-sulmuesi Boniek: Spalletti është trajneri i duhur për Napoli-n, klubi favorit...

F.autor

Postime të ngjashme

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT