Kryeministri Rama ka folur për mediat pas asamblese së PS.
Pyetjes nëse do rikthehet Fatos Nano në PS dhe të kandidojë për deputetë, Rama iu përgjigj dhe me pak humor, duke lënë të kuptohet sekjo nuk do të ndodhë.
Ai tha se Nano është lideri historik i PS dhe vazhdon të japë kontribute dhe këshilla sa herë Rama ia kërkon.
Pyetje: Keni menduar ta riktheni Nanon në PS duke menduar ta vendosni në listat e kandidatëve për deputetë?
Rama: Nga e keni marrë këtë lajm nga europa, nga Euronews-i? Ai s’ka nevojë të kandidojë. Është lideri historik i PS. E jep me zemërgjerësi kontributin e tij dhe këshillat kur unë ja kërkoj.
Pyetje: Si do t’i përzgjidhni kandidatët për deputetë?
Rama: Do marrim vlerësim e partisë për deputetët aktualë. Do t’i ftoja mësueset, mjekët, megjithëse këta janë më të vlefshëm në punën e tyre se sa në kuvend. Ne e hapim derën për këdo që mendon që ka arsye që të shprehë interesin për të qenë pjesë e skuadrës sonë.
Pyetje: E shmanget votimin për të shmangur hatërmbetjet mes deputetëve tuaj?
Rama: Nuk është çështje hatërmbetjeje, por fokusi.
KOMUNIKIM PAS ASAMBLESË KOMBËTARE TË PS
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 9. Oktober 2020


