• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA SPANJA/ Rama: Na thanë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë, do bëjmë Shqipërinë shtet të së drejtës
Home
Politikë

FLET NGA SPANJA/ Rama: Na thanë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë, do bëjmë Shqipërinë shtet të së drejtës

7 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nga Spanja para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri foli për mikëpritjen shqiptare.

Sipas kryeministrit Rama në vitin 2027 Shqipëria do të presë shumë evente të rëndësishme, duke treguar një sinjal të fortë besimi.“Është një privilegj për mua dhe miqtë e mi që të dëshmoj në një moment kaq të bukur ku jemi pritur nga mbreti dhe u mirëpritëm nga bordi i shoqatës botërore të juristëve. Na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe për ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

Fakti që Shqipëria do të mirëpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Ky është një sinjal i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë. Por përmes aleancave të duhura dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe, kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos jetë një fjalë në kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese.

Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer. Do bëjmë gjithçka që të mposhtim mikëpritjen e Republikës Domenikane dhe të cdo republike.

Ne mund të jemi prapa në shumë gjera, por pretendojmë kupën e botës në mikpritje. Ne jemi të pamohueshëm në mikpritje. Të gjithë kanë një ftesë për të ardhur në shpi, me premtimin që do të kthehen sërish në Shqipëri.

Ne duam të tregojmë që jemi mikpritës për këdo.

Në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme. Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s, e finaleve Evropiane nën moshën 21 vjec në futboll. Këto janë gjera që po na ndodhin falë punës që po bëjmë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Një tjetër 12-vjeçar humb jetën në spital në Durrës
Previous article TURI NË EVROPË/ Sylvinho ndalon në Firence, takon Ardian Ismajlin

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT