Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.
Rama uroi që më në fund Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë dhe nga djep i kulturës të bëhet djep ekonomie.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Më dukej tmerr, e gjithë Shkodra shkonte në Ulqin, tani i gjithë Ulqini vjen në Shkodër dhe jo vetëm. Do të arrijmë shpejt 1 milion turistë. Për të gjithë ata që thonë se Edi Rama nuk e don Veriun, po ju them se kemi investuar 1 miliard e 300 milionë euro. Ekonomia këtu sa ka filluar. Ky djep kulture, do të bëhet djep ekonomie.
Më 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje të zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin. Ne nuk luftojmë 71 mandate, ato i kemi të sigurta, ne na duhen më shumë, për të bërë reforma, për të hyrë në BE.


