• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET NGA SHËN PETERSBURGU/ Klosi: Shqipëria, destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik europian
Home
Destinacione

FLET NGA SHËN PETERSBURGU/ Klosi: Shqipëria, destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik europian

12 September, 2019 F.autor Aktualitet, Destinacione, Sociale

Nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO), në Shën Petersburg, ku Shqipëria ishte për herë të parë pjesë e podiumit drejtues të Asamblesë, ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate si dhe rolin e tij në pozicionin e zv presidentit të Asamblesë, si përfaqësues i shteteve europiane. “Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika.

Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”, tha ministri Klosi nga Shën Petersburg. Ai shtoi se në Asamble u diskutua edhe për shkëmbim përvojash dhe projektesh të përbashkëta me vendet e rajonit, të cilat do të jenë tashmë shumë më tepër në fokus të punës së ministrisë së Turizmit në Shqipëri për të përfaqësuar këtë zhvillim turistik në vendet e rajonit.

“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar që turizmi tashmë është bërë një biznes dhe si biznes ka edhe kërkesat e tij të konkurrimit të vazhdueshëm dhe prandaj ne duhet të përgatitemi për të qenë në të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara europiane të konkurrencës turistike e pse jo për t’u shndërruar në një destinacion konkurrues edhe me vendet e rajonit që padyshim edhe në konference evidentohen si sukseset më të mëdha të turizmit botëror”, tha ministri Klosi, nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON "FURTUNA"/ Shkarkohen 4 juristë në Kadastrën e Vlorës (FOTO)
Previous article "DO DIGJEJ KUVENDI"/ 9 deputetë kërkojnë shpjegime nga kreu i SHISH për deklaratat e Metës

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT