Pas protestës së zhvilluar një ditë më parë kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, ish lideri i PD-së Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë shkuar në selinë blu.
Berisha në një konferencë për mediat është shprehur se protesta e djeshme nuk është kundër bashkëpunimit rajonal, por kushte rritjes së konfliktualitetit në Ballkan.
“Përmes jush dua të përcjell një përshëndetje për pjesëmarrjen protestuesit në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”, për një akt kombëtar, në protestën e dytë të partive politike të interesit kombëtar. Prej 8 vitesh, interesi kombëtar në Shqipëri ka mbetur jetim, ai është nëpërkëmbur dhe tradhtuar në mënyrën më flagrante nga Edvin Kristaq Rama dhe me heshtje u tradhtua nga ish kreu i opozitës që duhet të mbronte këtë interes lulzim Brava. PD-ja e ringritur dhe e rithemeluar për vlerat themelore u dëshmoi mbrëmë botës dhe shqiptarëve se interesi kombëtar ka një aleat. Kjo protestë nuk është kundër bashkëpunimit rajonal, po kundër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij të Shkupit dhe Tiranës, që mbjell konfliktualitet dhe ushqen nacionalizmat, dhe largon Ballkanin nga Evropa dhe vendos hemogjoninë serbe në rajon, dhe rajonin si zonë të influencës ruse, që përbën rrezik serioz që dy vende vasale të Beogradit që janë anëtarësuar në këtë aleancë janë vende anëtare të NATO-s dhe këtë akt e kanë bërë pa asnjë miratim”, ka thënë Berisha.