• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA OTRANTO/ Rama: Kemi qenë edhe ne si afganët, presim më shumë refugjatë se shtetet e tjera për të nderuar historinë
Home
Politikë

FLET NGA OTRANTO/ Rama: Kemi qenë edhe ne si afganët, presim më shumë refugjatë se shtetet e tjera për të nderuar historinë

3 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Otranto të Italisë për ditën e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare, ku ka mbajtur fjalën e tij pranë skulpturës “Katërit e Radës”.

Ai u ndal te strehimi i afganëve, ku tha se edhe shqiptarët kanë qenë si ata, duke u larguar nga ferri i tiranës drejt brigjeve të Puljas, ku italianët i ndihmuan dhe i strehuan. Rama u shpreh se Shqiëpria do të strehojë më shumë refugjatë se vendet e tjera jo sepse është shtet i pasur, por për të nderuar historinë, pasi e ka bërë një gjë të tillë edhe me hebrenjtë.

“Kur disa kohë më parë erdhëm në Brindizi, pa dashje pashë diçka jo të mirë, që nuk ju pëlqeu barezëve, sepse thashë që Brindizi është më i bukur se Bari, por tani u kërkoj ndjesë brindezëve pasi Otranto është më i bukur se Brindizi. Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, dhe që mund të admiroj bukurinë e jashtëzakonshme të këtij qyteti, që me siguri i shton më shumë asaj që mbetet gjithonë në kujtesën tonë si bukuria e shpirtit të këtij populli, që 30 vite më parë na hapi dyert kur ishim ne atëherë afganët e sotëm, ndërkohë që iknim nga një ferr i ngjashëm, sepse ndonëse regjimi i Tiranës nuk ishte islamik, ishte një regjim në themel ideologjik që bazohej mbi terrorin dhe mohimin e plotë të tjetrit.

Dëshiroj të shrpeh mirënjohejn më të thelllë për kryabashkiakun e Otrantos, që organizoi këtë ceremoni përkujtimore, që na jep mundësi të mos harrojmë, që në të ardhmen të kemi një projektim që mbëhstette në këtë kujtesë kaq shumë të rëndëisshme. Jam i kënaqur që mund të shoh nga afër këtë vepër, e cila është konceptuar nga një artist i madh, që kam nderin ta njoh dhe ta admiroj, jo vetëm veprat, por edhe si person.

Ky realizim na bën të mendojmë për ato gra dhe fëmijë që humbën jetën e tyre në këtë anije, por njëherësh, në vend të reflektojmë për fatin e madh që kemi, që jemi afër Italisë dhe veçanërisht afër Puljas. Më duket sikur është Shqiëpria e Italisë. Me siguri na tregon shumë që ne mund të mësojmë që ai progres që ka ndodhur në Pulja është gjithë sa është bërë lidhur me novacionin dhe projektimin drejt së ardhmes, që nuk mbështetet vetëm te përfitimi nga turizmi, bën që të jetë një shembull i qeverisjes së mirë. Mendoj se është e nevojshme të shpreh një falenderim të veçantë për rektorët e universiteteve të Puljas.

Është një nder për ta kthyer këtë nder, sepse jeta siç ne e kemi mësuar, si kur ishim ne ata që largoheshin nga vendi i tyre dhe vuanim, në jetë vjen një moment që duhet të kërkosh dhe marrësh, por vjen një moment kur ti jep dhe përqafon ata që ndodhen në të njëjtën që ti ndodheshe më parë. Fakti që është Shqipëria që duhet të presë më shumë afganë se vendet e tjera të pasura, nuk e bejmë për ansjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë dhe gjyshërit tanë, që bënë që Shqipëria të ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj. Asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve, madje ka patur shqiptarë që kanë vdekur në kampet e përqëndrimit, duke mbrojtur hebrenjtë.

Të nderosh këtë histori është një nder i madh. Është e rëndësishme ta bëjmë këtë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është i pasur, por kjo është një pasuri shumë më e rëndëisshme qëduhet të trashëgohet, humanizmi. Ndjenja e të qenit udhëtar dhe ndjenja e të mos ndjerit pronarë të kësaj toke. Shpresoj të mos vijë kurrë dita në Shqipëri kur do t’i mbyllet dera atyre që kanë nevojë”, tha Rama ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE SHTIM TË VRANËSIRAVE/ Parashikimi i motit për sot
Previous article MUNDËSI PËR DIALOG NË AFGANISTAN/ Putin: Shpresoj se talebanët do të jenë të civilizuar

F.autor

Postime të ngjashme

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT