• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA FUSHË-KRUJA/ Rama: Bufi dhe këneta e lanë gropë! Janë gati edhe 350 banesat e fundit për familjet e goditura nga tërmeti
Home
Politikë

FLET NGA FUSHË-KRUJA/ Rama: Bufi dhe këneta e lanë gropë! Janë gati edhe 350 banesat e fundit për familjet e goditura nga tërmeti

7 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit, teksa ditën e sotme e nisi nga zona e Krujës dhe Fushë-Krujës, me mitingun përmbyllës.

I shoqëruar nga kryebashkiakia e Durrësit dhe drejtuesja politike e qarkut për PS, Emiriana Sako, kryebashkiaku Artur Bushi, kandidatët dhe strukturat, kryeministri mori takim me qytetarët dhe mbështetësit për të prezantuar investimet gjatë një dekade në këtë zonë dhe projektet në të ardhmen.

Rama e nisi fjalimin e tij të shkurtër me pasojat e tërmetit dhe traumën që pësuan banorët e zonës së Fushë-Krujës, Krujës dhe qarkut të Durrësit, si dhe reagimi i shtetit me banesat e reja dhe projektin e rindërtimit.

“Për familjet e goditura nga tërmeti u ndërtuan banesat e reja dhe u strehuan pas asaj ngjarje të rëndë. Janë shpërndarë apartamente dhe po vijon puna për pjesën e mbetur. Shpërndarja e 350 apartamenteve të fundit, ka mbetur për shkak të periudhës zgjedhore dhe do bëhet së shpejti, pasi të përfundojë ky proces që ka rregulla dhe ligje të caktuara, sepse nuk e bëjmë dot në fushatë. Do realizojmë edhe ëndrrën e vjetër të Krujës, për të pasur një rrugë lidhëse drejtpërdrejtë me Tiranën. Tani kjo rrugë është pjesë e programit tonë”, u shpreh Rama mes të tjerash

Ai vuri theksin edhe tek informimi për investimet 10-vjeçare të qeverisë në qarkun e Durrësit dhe veçanërisht në Krujë, ndërsa shpjegoi edhe tabelat me statistika kombëtare të arritjeve në të gjitha fushat.

“Ka të vërteta të shtrembëruara që ju servirin dhe ju s’keni nga i merrni vesh sepse ju flasin për gënjeshtra çdo mbrëmje, teksa këneta dhe bufi e la vendin në rrënim”, tha Rama për shifrat që deklaroi se qytetarët nuk janë informuar siç duhet.

Ai shpjegoi borxhet e lëna nga qeveria e kaluar, “gropa ekonomike” siç e quajti ai, buxhetin dhe prodhimin e brendshëm, teksa nënvizoi se deri më 2030 ky buxhet do trefishohet, nga 8 mld që është aktualisht, në mbi 30 miliardë euro. Gjithashtu shpjegoi uljen e shifrave të papunësisë, zhvillimit të biznesit, rritjes së rrogave dhe pensioneve, uljes së taksave, duke i krahasuar me shifrat e vitit 2013 kur PS erdhi në pushtet.

Kryeministri preku edhe fusha të tjera, duke akuzuar “kënetën e moçaleve televizive” se vetëm e nxin realitetin. Ai tha se janë shumëfishuar pagat e mjekëve, mësuesve, ndihmat sociale, pensionet, rrogat dhe do rriten më tej sipas programit të PS, deri më 2030, duke përfshirë edhe buxhetin e ushtrisë.

“Shumë flet këneta nëpër këto moçalet e televizionet se s’ka kështu dhe ashtu, ka rënë ekonomia, varfëri etj. 1650 euro paga e mjekëve, do shkojë në 2 mijë euro në 2030. Rrogat aktuale më të vogla janë 400 euro dhe do rriten më tej. Kemi rritur bonusin e bebes, deri mbi 1200 euro për fëmijën e tretë. Do e ndryshojmë me çdo muaj sipas numrit të fëmijëve. Mësuesit do shkojë paga nga 950 euro në 1250 euro në 2030. Kemi pasur ushtrinë më të keqpaguar në rajon, nga 28 mln euro, sot e kemi mbi 280 milionë euro. Kemi rritur pagat e ushtarakëve de do e bëjmë më shumë. Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë që ka ushtrinë më të madhe në rajon. Në ushtri pagat janë bërë mbi 1500 euro, ose me rritje mbi 150%”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shpjegoi edhe investimet dhe projektet e dekadës në rrugë, infrasktukturë, energji, ujësjellës-kanalizime, agro-bujqësi, turizëm dhe fusha të tjera.

“Për 4 vitet e ardhshme do investojmë dhe bëjmë edhe më shumë. Duke realizuar profecinë e atij lart, që keni atje në Krujë, në hije të malit, që e përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Europa. Uroj që më 11 maj rezultati nga kutitë këtu në Krujë e Fushë-Krujë të dalë më mirë se asnjëherë tjetër”, mbylli Rama fjalimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AH VDEKSHA UNË PËR TY..."/ Kryeministrin e ndërpret demokrati me ‘Rama ik!’: Të keqen o hudhër, po e prisja! Ishte dhe me flokë të lagur...
Previous article RRËMBIMI DHE ZHDUKJA E JAN PRENGËS/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët, zbulohet data

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT