• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA FIERI/ Berisha: Basha na doli “farë e keqe”. Ai nuk u bë kurrë…
Home
Politikë

FLET NGA FIERI/ Berisha: Basha na doli “farë e keqe”. Ai nuk u bë kurrë…

6 January, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri ku mori pjesë në aktivitetin për themelimin e 31-vjetorit të degës së PD-së u shpreh se Lulzim Basha rezultoi se ishte një “farë e keqe”. Ai deklaroi se Basha e çoi opozitën nga humbja në humbje.

“Sot kemi shumë detyrime për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit që themeluan në 6 janar të 1991 në Fier partinë e parë opozitare. Terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në një tjetër, nga një fshat në një tjetër. Jo të rralla ishin rastet, kur na gjuanin me gurë dhe përpiqeshin të na bllokonin rrugën.

Ne armë të vetme kishim tolerancën. Udhëheqja e kësaj force politike në Tiranë tregoi dobësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në cdo nismë që mori në 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lideri i besueshëm. Fara e keqe, e tillë mbetet, e thotë populli me mençuri.

Dje më pyeste një mik; si ka mundësi ky njeri? Asnjë mundësi nuk ka, veçse ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam. Asnjëri njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale politike të këtij njeriu në 30 vite.

Ai dëshmoi se është i zhveshur nga cdo parim dhe se është gati që për karrigen e tij të bëjë gjithçka, pasi kaloi nga humbja në humbje 8 vite, u thotë shqiptarëve më ndiqni “se jam e ardhmja”, por ai është “humbja, humbja, humbja”.

Opozita sot po drithëron Ramën dhe për tre muaj i dha vendit ato mrekulli që Shqipëria nuk i kishte parë kurrë më parë” deklaroi ai. Të shtunën Berisha ka njoftuar protestën para selisë së PD-së ku ka paralajmëruar se “Bashën do ta nxjerrim butësisht nga zyra”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ekspertët: Karantina totale nuk është më mjet për të frenuar përhapjen e pandemisë
Previous article TRAGJEDIA E FAMILJES SHQIPTARE/ Nëna e fëmijëve të vrarë “kyç” gojën para hetuesve gjermanë

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT