Para fillimit të takimit të sotëm informal në Bruksel, Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilën ai shpreson se do të jetë një platformë mirëkuptimi mes vendeve anëtare.
Po ashtu kryeministri shqiptar falenderoi Charles Michel dhe të gjithë anëtarëve të takimit të sotëm BE- Ballkan Perëndimor për shtysën e procesit të zgjerimit të BE.
“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit.
Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.
Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, përfundoi Rama.
Bruksel – Prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 16. Februar 2020