• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLASIN MJEKËT/ Ulqinaku: Doza e tretë nuk ka lidhje me Omicron, vaksinat mbrojnë njësoj! Çupi: Asnjë i shtruar me variantin e ri
Home
Sociale

FLASIN MJEKËT/ Ulqinaku: Doza e tretë nuk ka lidhje me Omicron, vaksinat mbrojnë njësoj! Çupi: Asnjë i shtruar me variantin e ri

4 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku ka deklaruar se të gjithë shqiptarët që kanë bërë vaksina ruse apo kineze janë njësoj të mbrojtur si ata që kanë marrë Pfizer, duke theksuar se i vetmi dallim është çështja politike pasi disa vende nuk i njohin këto lloj vakinash për udhëtime.

“Nuk dihet nëse doza e tretë të mbron nga variant i ri. Nuk ka lidhje me Omicron. Akoma studimet janë në fazat e para. Doza e tretë nuk është bërë për Omicron. Kjo është për këtë infeksion që rezulton në vendin tonë. Nuk ka ardhur asnjë vaksinë e pacertifikuar. Vaksinat janë të certifikuara nga OBSH. Shifrat tona nuk ka asnjë të dhënë që ata që kanë bërë Pfizer se ata që kanë bërë vaksinat kineze. Janë 500 mijë shqiptarë që kanë bërë vaksinat kineze apo ruse. Vaksinimi po ecën drejt. Është tjetër gjë nëse duhet të ishte bërë Pfizer për arsye emigrimi nëse duan të ikinnë SHBA apo vende të tjera që kanë politikat e tyre. Por për arsye shëndetësore nuk e luan topi”, tha Ulqinaku në Publikisht në RTSH.

Ai u shpreh se doza e tretë e vaksinës rekomandohet e njëjta si dy dozat e para, me përjashtim të rasteve të veçanta me rekomandimin e mjekut të familjes. Ulqinaku foli edhe në lidhje me rrezikun nga varianti i ri duke thënë se nuk dihet ende nëse ky variant ka ardhur në Shqipëri.
“Kanë ndryshuar parametrat, Ne mundohemi ta përgjithësojmë. Nuk e testojmë në nëmyrë gjenetike si është Delta, Alpha apo Omicron. Ne mundohemi të themi se kush po qarkullon në Shqipëri. Nuk e dimë akoma nëse po qarkullon Delta apo Omicron. Kushdo që e fillon nga fillimi do bëjë dy doza. E treta është ose pas 6 muajsh ose pas një viti nëse do aplikohet në vitet e ardhshme. Ajo që ne garantojmë që jemi të gatshëm të operojmë në kushte të shpejta sepse kemi vaksina dhe kemi një rrjet shumë të mirë.

Për dozën e tretë rekomandohet të vazhdojë me të njëjtën vaksinë. Në rast se konstatohet se ka pasur komplikacion, mjeku mund të këshillojë që doza e tretë të vazhdojë me një vaksinë tjetër”, tha Ulqinaku.

Ndërkohë shumë shtete në Europë përfshirë edhe Gjermania kanë identifikuar raste me Omicron. Mjeku shqiptar në Gjermani Drilon Çupi në një lidhje emisionin Pulbikisht në RTSH tha se nuk ka asnjë pacient të shtruar me këtë variant dhe në përgjithësi të infektuarit janë individë që kanë udhëtuar nga vendet e Afrikës së Jugut për arsye pune ose turizmi.

“Siç e keni ndjekur edhe ju pas zgjedhjeve, koalicioni i ri ka në projektet e saj politika për rritjen e vaksinimit. Është një vështirësi sepse edhe në Gjermani ka skeptikë. Procesi i vaksinimit në landet e Gjermanisë lindore është shumë i ngadaltë dhe numri i shifrave është shumë i lartë. Edhe Gjermania është prekur nga Omicron nga pacient që kanë qenë në Afrikën e Jugut me pushime ose me marrëdhënie pune. Nuk ka asnjë pacient të shtruar me këtë variant në Gjermani. Akoma nuk ka hospitalizim të pacientëve me këtë variant. Në Afrikën e Jugut janë infektuar pacientë nën 60 vjeç”, tha Çupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIT Adi Krasta: Faqezinjtë po udhëheqin Shqipërinë, dua pasaportën e Kosovës
Previous article GJITHÇKA QË DIHET DERI MË TANI/ A është Omicron më i rrezikshëm për foshnjat dhe fëmijët se variantet e tjera?

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT